“Lufta” e premiove, klubet duan fitore te fundit të 2009-ës
Leonard KarajNë Korçë, Kavajë, Shkodër, Vlorë drejtuesit respektivë premtojnë premio për fitoret e fundit ndaj kundërshtarëve respektivë në ndeshjen e sotme dhe të nesërmen në Superligë.Premio dhe rroga përpara pushimeve të fundvitit, kjo është strategjia që kanë ndjekur thuajse të gjitha klubet me qëllimin e vetëm: fitore si dhuratë për festat. Kështu presidenti i Kavajës, Nexhat Bizhdili ka premtuar një premio të majme për lojtarët e tij në rast të një fitoreje ndaj Gramozit në ndeshjen e nesërme. Nga burime pranë klubit kavajas mësohet se përveç rrugës së zakonshme, pas kësaj ndeshjeje futbollistët do të marrin edhe një premio, si një “dhuratë” nga presidenti i tyre për Vitin e Ri. Edhe korçarët do të shpërblehen me pagat pas ndeshjes, teksa konfirmohet premio për sfidën me Apoloninë, nga më të lartat për këtë sezon. Lajmi bëhet i ditur nga kryesia e klubit. Sipas tyre katër milionë lekë janë vënë në dispozicion të ekipit për fitoren në transfertë me Apoloninë. Ndërkaq fill pas kthimit nga udhëtimi në qytetin e Fierit të gjithë lojtarët do të marrin pagat e tyre të muajit. Natyrisht nuk do të jetë aspak e lehtë për këta të fundit që të marrin tre pikë të plota ndaj Apolonisë, skuadër që edhe kjo është motivuar disi nga drejtuesit e klubit. Edhe këta të fundit ndonëse nuk kanë dhënë shifër të saktë kanë pohuar se do shpërblejnë skuadrën e tyre në rast të një fitoreje në përballjen me Skënderbeun në ndeshjen e fundit të këtij viti. Nuk mbeten pas edhe klubet e tjera ku të vetmit që nuk kanë deklaruar për asnjë lloj shpërblimi (të paktën mediatikisht) janë Flamurtari i Vlorës dhe kryesuesja e kampionatit, Dinamo. Vlonjatët kanë dëbuar së fundmi edhe tre lojtarë të huaj Djukiç, Alvizh dhe Zhunior, kjo sipas lojtarëve sepse klubi nuk donte tu paguante rrogat e prapambetura. Ndërsa Tirana, Laçi dhe Shkumbini kanë konfirmuar shpërblime në këtë fundvit, gjithmonë në rast fitoreje në takimet e sotme dhe të nesërme, por pa përcaktuar saktë shifrën që do të shkojë në xhepat e lojtarëve.SuperligaJava 17Sot, ora 13:30Apolonia-SkënderbeuGjyqtar: Sokol JareciKastrioti-TiranaGjyqtar: Albano JankuVllaznia-FlamurtariGjyqtar: Ermir DobiNesër, ora 13:30Besa-GramoziDinamo-LaçiTeuta-ShkumbiniOrges ShehiPortieri i Besës Orges Shehi vazhdon të mbetet një nga elementët më të fortë të ekipit kavajas. Deri në këtë moment ai ka qenë i pazëvendësueshëm në portën e kavajasve. “Jam munduar të jap maksimumin tim në të gjitha ndeshjet. Rezultatet e ekipit tregojnë jo vetëm performancën time por të të gjithë ekipit. Unë kam bërë detyrën. Kundër Gramozit do të jemi më të motivuar se kurrë. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme pasi na duhet që të ngushtojmë distancën me Dinamon dhe njëkohësisht të shkëputemi nga ndjekësit që kemi prapa. Na mungon një fitore pas barazimit në Laç kështu që shpresoj të rikthehemi këtë ndeshje. Duke qenë se është ndeshja e fundit për këtë vit duhet ta mbyllim me sukses”, ka thënë ai.