Lufta kundër korrupsionit, Sejdiu: Ligji i barabartë për të gjithë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dhënë mbështetje sistemit të drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa ka kërkuar që drejtësia të funksionojë sipas parimeve mbi të cilat mbështet. Pas vizitës që bëri në Gjykatën Supreme të Kosovës, Presidenti Sejdiu tha se ligji duhet të zbatohet pa dallim për të gjithë.
“Drejtësia duhet ta bëjë punën e vet, sistemi prokuroria duhet ta bëjë punën e vet në bazë të ligjit, dhe të dokumentojë atë. Në drejtësi ekziston një parim i kamotshëm- “M’i sjell faktet të ndajë drejtësinë”, - dhe për gjithçka duhet të bëhet drejtësia pa paragjykim se cili do të jetë epilogu i çdo nisme që është nga ana e gjyqësorit dhe nga bashkëpunimi i thellë, fondamental që ka me EULEX-in” tha Sejdiu.
Ndërsa Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, kërkoi që EULEX-i luftën ndaj korrupsionit ta bazojë në fakte, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, e ka cilësuar Kryeministrin Hashim Thaçi si kreun e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
“është fatkeqësi për institucionet e Kosovës, për qytetarët e Kosovës që sistemi i drejtësisë vendor nuk ka ndërtuar kapacitete të mjaftueshme për të kryer përgjegjësitë e veta mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi” tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
“Ne emër të AAK duam të ri-kujtojmë edhe njëherë opinionin dhe mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë të drejtësisë se Kosova gjatë kësaj periudhe është ballafaquar me dukuri tepër të rënda të krimit të organizuar, të shpëlarjes së parave, trafikimit me qenie njerëzore dhe dukuri tjera negative që duhet të adresohen patjetër dhe menjëherë” tha Ramadani.
Ndryshe EULEX-i gjatë kësaj jave do të kryejë disa arrestime si pasojë e hetimeve për korrupsion dhe krim të organizuar që po zhvillon ndaj disa ministrave, zyrtarëve dhe ish zyrtarëve qeveritarë.
Bul Salihu < I mëparshmi