Meta: Kriza, cështjevullneti, ka hapësiraligjore për zgjidhje
TIRANE- Kryetari i LSI-së dhe njëherësh zv/kryeministri, Ilir Meta nënvizon se mes kërkesave të opozitës për transparencën e zgjedhjeve dhe respektimit të Kushtetutës, ka hapësira të mjaftueshme ligjore për të gjetur një zgjidhje.
Në një intervistë në News24, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, numri 2 i qeverisë mohoi të ketë marrë përsipër negociata për zgjidhjen e ngërcit politik.
“Kam bërë të qartë që duhet dialog dhe kam bërë të qartë se midis transparencës dhe respektimit të Kushtetutës është një hapësirë e mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje. Absolutisht nuk kam marrë përsipër negociata për zgjidhjen e krizës. Është spekullim të thuhet që ka patur ndonjë negociatë” u shpreh Meta.
Ndërkaq zv.kryeministri theksoi se situata politike nuk është në favor të përparimit të vendit në proceset integruese ndërsa tha se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje.
“Kjo situatë nuk është e mirë, për procesin e statusit kandidat por besoj për një reflektim të PS, dhe them se kjo situatë mund të zgjidhet në mënyrë shumë parimore. Këto procese janë në interes të qytetarëve shqiptarë” tha Meta.
“Nuk ndodh në asnjë vend të botës që të zhbëhet procesi zgjedhor. Jam dakort me vendimin për tju drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias. Mendoj se në rastet që do shfrytëzohen të gjitha këto instrumenta të propozuara do mund të gjendet edhe zgjidhja. Jemi të gatshëm ti numërojmë kutitë kur Gjykata Kushtetuese të nxjerrë që procesi ishte antikushtetues.” vazhdoi më tej zv.kryeministri.
(vijon)