E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fustani i LadyDianës në ankandpër 200 mijë euro

LONDëR- Një fustan mitik i veshur nga princesha Diana gjatë shfaqjes së parë zyrtare me të fejuarin, princin Charles u shit sot në Londër 232 000 euro, njoftoi shtëpia e ankandeve ''Kerry Taylor''. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve AFP.

Veshja ishte një fustan mbrëmjeje prej taftaje të zezë. Ajo e veshi fustanin gjatë mbrëmjes së organizuar për nder të një vepre bamirësie, në mars 1981 në Londër, ku u shfaq për herë të parë zyrtarisht me të fejuarin e saj, princin e Uellsit.

''Fustani u vlerësua 232 000 euro. Ai u shit nga Fondacioni i Muzeut të Modës Santiago, në Kili'', theksoi i njëjti burim. Fotot e princeshës së ardhshme, e cila do të vishte fustanin dekolte, bënë xhiron e botës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›