E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcillet në banesëne fundit poeti Ndoc Gjetja

LEZHE- është përcjellë për në banesën e fundit poeti i njohur Ndoc Gjetja, i cili u nda nga jeta nga një sëmundje e pashërueshme. Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit poetit 66-vjecar.

Kortezhi mortor ka nisur në banesën e Ndoc Gjetjes në qytetin e Lezhës për të vijuar më tej me homazhet në bibliotekën e qytetit dhe më pas drejt varrezave, ndërsa të pranishmit kanë vlerësuar figurën e tij si një personalitet human dhe intelektual.

Autor i disa vëllimeve poetike, Ndoc Gjetja u lind më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës dhe kur ishte vetëm shtatë vjec, prindërit e tij u vendosën me banim në Lezhë, ku jetoi deri në castet e fundit të jetës.

Gjetja është autor i disa vëllimeve poetike, ku poezitë që kanë bërë emër janë, “Epitaf për veten”, “Herakliti”, “ëndërr” dhe “Lutje”. Poezitë e Gjetjas janë përfshirë dhe në tekstet letrare shkollore ndërsa nga studiuesit dhe kritikët e letërsisë e kanë cilësuar Ndoc Gjetjan, si “Poeti me fytyrë Krishti”.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›