Sejdiu: Drejtësiatë luftojë korrupsionin
PRISHTINE- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, vizitoi sot Gjykatën Supreme të Kosovës, ku u prit nga kryetari i saj, z. Fejzullah Hasani, si dhe nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, z.Enver Peci.
Presidenti Sejdiu gjatë kësaj vizite tha se ndjehet i kënaqur që ekipi i cili ka marrë mandatin për të udhëhequr gjykatat, por edhe nga fakti se gjyqtarët janë pjesë e një elite të përzgjedhur të juristëve të mirë të Kosovës, që dinë çka duan për vendin, për interesin e tij nacional dhe për lëvizjet e tij në proceset më të mira të përputhshme me sistemet bashkëkohëse të sistemit gjyqësor. Ai tha se nga vizita e tij e para një viti janë plotësuar një pjesë e punëve dhe vrojtimeve tona, siç është dekretimi i gjyqtarëve të rinj, por edhe janë shënuar lëvizje në procesin e reformave në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe të sistemit prokuroria të vendit.
“Gjyqësori është shtyllë e veçantë e shtetit - këtë ua kam thënë edhe në Prokurorinë e Shtetit - e pavarur nga ndikesa politike, është dhe se janë të thirrur që në mënyrën më të mirë të bëjnë zgjedhjen e lëndëve mbi bazë të ligjit dhe Kushtetutës, do të jenë kreatorë, kultivues por edhe zbatues të ligjit në mënyrën më të mirë. As fenomenet e këqija, siç është korrupsioni, nuk mund të luftohen nga askush tjetër, por janë këto institucione dhe këta njerëz që duhet ta bëjnë, dhe kanë njerëz që drejtpërdrejt janë përgjegjës për zbatimin e mirë të ligjit”- theksoi Presidenti Sejdiu për mediat kosovare.
I pyetur nga gazetarët, pas vizitës, për rastet e përfolura nëpër media për korrupsionin, Presidenti Sejdiu tha se ligji duhet të zbatohet për të gjithë, ndërsa sistemi prokurorial dhe gjyqësor duhet të bëjnë punë e tyre, që të jepet drejtësia tamam si drejtësi në zgjedhjen fundamentale në bazë të parimeve që ka drejtësia në secilin rast veç e veç.
(m.a/BalkanWeb)