Kosovë, Thaçi: Qeveria, luftë korrupsionit

Institucionet e Kosovës do të jenë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video-fjalimi të transmetuar në televizionet kombëtare të Kosovës, duke u zotuar se do të mbajë premtimet e bëra për një qeverisje transparente dhe të hapur.
“Sot, ju mund të ndjeheni të zhgënjyer, sepse ka një krizë besimi ndaj politikës. Ju nuk jeni ende plotësisht të sigurt nëse Qeveria e mendon atë që e thotë kur deklaron se do të ballafaqohet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe do ta çrrënjosë atë nga sistemi. Me vjen keq që nuk ia kemi arritur që t’iu bëjmë të ndjeheni më të sigurt, por ju siguroj se ne nuk e tolerojmë korrupsionin, ashtu siç nuk e toleroni ju”, ka thënë Thaçi, menjëherë pas paralajmërimeve të EULEX-it për kryerjen e arrestimeve të para gjatë kësaj jave, si rezultat i hetimeve që po zhvillon në disa ministri, por edhe ndaj disa ish zyrtarëve të mëparshëm të Qeverisë së Kosovës.