Lufta kundër krimit, Burgaj: Bashkëpunim mes agjensive ligjzbatuese
TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, shprehu sot rëndësine e bashkëpunimit ndërmjet agjensive ligjzbatuese në luftën kundër krimit, gjatë takimit të oficerëve të kontaktit të vendeve të BE-së të akredituar në vendet e Ballkanit, organizuar nga Policia Kombëtare e Danimarkës, vend i cili ka Presidencën e radhës së Bashkimit Europian.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, Zv/drejtori i Qendrës Kombëtare të Hetimit në Policinë Daneze, Michael Ask, përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit, etj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Burgaj, ne fjalen e tij, vlerësoi rëndësinë e zhvillimit të takimeve të tilla, ku konsolidohet angazhimi i përbashkët për rritjen e nivelit bashkëpunues dhe koordinues me agjencitë përkatëse, rajonale apo Evropiane.
“I gjithë ky aktivitet synon që veprimet tona operacionale të ndërthuren dhe të interferojnë me njëra tjetrën, për të qenë sa më efikas për të goditur krimin e organizuar ndërkufitar dhe më gjerë.”, u shpreh Burgaj.
Burgaj vuri në dukje thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me institucionet e BE-së, EULEX, EUROPOL, etj, si dhe me organizatat policore të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të rajonit.
“Si rezultat i përdorimit me efikasitet edhe të këtyre instrumenteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, vetëm gjatë vitit 2011 janë realizuar me sukses 36 operacione të përbashkëta ndërkombëtare, nëpërmjet të cilave është bërë e mundur arrestimi në Shqipëri i 42 personave të implikuar në veprimtarinë e krimit të organizuar”, theksoi Burgaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, evidentoi disa nga arritjet e policisë shqiptare në goditjen e krimit të organizuar duke cuar në rritjen e numrit të rasteve të goditjes së individëve dhe grupeve kriminale të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, të trafikut të qenieve njerëzore e të prostitucionit, të pastrimit të produkteve që rrjedhin nga veprimtari kriminale, të korrupsionit, etj, si dhe të sasive të sekuestruara të lëndëve narkotike e të aseteve kriminale.
(d.b/BalkanWeb)