E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lufta kundër krimit mbetet ende sfidë, të zhvendoset në një nivel edhe më të lartë”

Analiza vjetore e Policisë së Shtetit, kryeministri vlerëson përkushtimin dhe kurajën e efektivaveKreu i ekzekutivit Sali Berisha i apelon strukturave të Policisë së Shtetit, ngritjen në një nivel më të lartë të luftës kundër kriminalitetit, duke e konsideruar këtë betejë ende të pamposhtur. Gjatë analizës vjetore të Policisë së Shtetit, kreu i qeverisë Berisha shprehu vlerësimin më të madh për punën, përkushtimin dhe kurajën e efektivave të Policisë së Shtetit, si dhe bëri  thirrje për një përpjekje të madhe në zbatimin e ligjit.Shefi i ekzekutivit, theksoi se viti 2009 ishte një vit, i cili shënoi arritje qenësore në veprimtarinë e policisë së shtetit, veçanërisht në luftën kundër trafiqeve. Duke vënë në dukje faktin se viti 2009 ishte një vit elektoral, kryeministri vlerësoi përkushtimin e madh në zbatimin e ligjit  dhe përmbushjen me nder të të gjitha detyrimeve që ligji i ngarkon policisë së shtetit në procesin elektoral. Gjithashtu, kryeministri e vlerësoi vitin që shkoi si një vit me rezultate të larta në luftën kundër korrupsionit, e cila ka njohur dimensione të reja, si dhe të përmirësimit të kuadrit ligjor në tërësi, për të cilin kryeministri theksoi se do të njohë përmirësime të tjera në vazhdimësi.Kreu i qeverisë evidentoi ndër të tjera edhe arritjet e mëdha në modernizmin e kontrollit të kufijve dhe në tërësi të verifikimit të identitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilat bëjnë  të mundur një kontroll më efikas të kriminalitetit dhe lëvizjes së tij në vend.Berisha kërkoi nga drejtuesit e policisë së shtetit thellimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit në radhët e policisë, për të cilën kryeministri u shpreh se është një sëmundje që shërben si shtrat për të gjitha të këqijat  e tjera. Duke sjellë si shembull krimin ndaj 4 efektivave të policisë gjatë arrestimit të terroristit Dritan Dajti, kryeministri theksoi se kjo luftë duhet të zhvendoset në një nivel edhe më të lartë.Në analizën vjetore të Policisë së Shtetit, gjatë së cilës u analizua puna dhe arritjet e policisë së shtetit, në të gjitha sektorët, gjatë viti të shkuar, si dhe u përcaktuan objektivat dhe detyrat për vitin 2010. Në këtë aktivitet merrnin pjesë, Ministri i Brendshëm, zoti Lulzim Basha, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Hysni Burgaj, Ambasadori i Pranisë së OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, drejtues të institucioneve të zbatimit të ligjit, si dhe punonjës dhe drejtues të policisë së shtetit.Burgaj: Gjatë vitit 2010, Policia e Shtetit, thellim të luftës kundër krimit të organizuarDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, u shpreh në analizën vjetore të institucionit që ai drejton se gjatë vitit 2009, u arrit të realizoheshin pjesa dërrmuese e objektivave të parashikuara që kanë të bëjnë kryesisht me garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit. Në fushën e qarkullimit rrugor objektivat kryesore kanë qenë  - rritja e parametrave të Sigurisë Rrugore, zbatimin e normave të sjelljes, sigurimit të një trafiku të rrjedhshëm për të gjithë përdoruesit e rrugës, parandalimin e aksidenteve automobilistike dhe sensibilizimin e opinionit publik për rritjen e edukatës rrugore.Burgaj deklaroi se gjatë vitit të shkuar Policia e Shtetit kreu veprime procedurale për 3816 vepra penale të cilat sipas tij, janë zbuluar në masën 89 për qind. “Gjatë periudhës së vitit 2009 janë goditur 24 grupe me mbi tre autorë të dyshuar dhe janë  organizuar 38 operacione policore. Vlen të theksohet se është rritur dukshëm cilësia e punës në këtë drejtim duke u nisur nga fakti se janë kryer hetime cilësore në luftën kundër krimeve financiare”, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.Ai u shpreh se është bërë i mundur kontrolli i territorit nëpërmjet shtimit të patrullave të përgjithshme, riorganizimit të shërbimeve, përmirësimit të metodës së kontrollit e monitorimit, si dhe angazhimit në rritje të personelit policor për parandalimin e krimit dhe shkeljeve të tjera të ligjit.Duke iu referuar angazhimit të Policisë së Shtetit në procesin e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, u ngarkuan me detyrë 5000 punonjës policie, duke arritur që të realizojnë objektivat dhe prioritetet e përcaktuara.  “Vetëm për procesin zgjedhor janë realizuar shërbime policore në lidhje me mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor, duke menaxhuar 1233 aktivitete të ndryshme elektorale, është bërë ruajtja dhe sigurimi i 66 – KZAZ-ve, dhe 4746 Qendra Votimi në të gjithë territorin e vendit, gjithsej 4812 Objekte Zgjedhore. Për mbulimin me shërbim të këtyre objekteve zgjedhore janë angazhuar me shërbim gjithsej 5000 punonjës policie. Shërbimet e Policisë së Shtetit arritën që të realizojnë objektivat dhe prioritet e përcaktuara edhe për këto zgjedhje, duke shënuar progres të mëtejshëm në vendosjen e ruajtjen e standardeve të punës policisë në rastet e zhvillimit të zgjedhjeve elektorale në vendin tonë”, u shpreh më tej, Burgaj.  Për sa i takon objektivave për vitin 2010, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, deklaroi se në fokus do të jetë thellimi i luftës krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar dhe krimeve të rënda ndaj personit e pronës.“Përmirësimi i rezultateve pozitive të arritura gjatë vitit 2009 në luftën kundër kriminalitetit do ta bëjnë Policinë e Shtetit një partner më të besueshëm për policitë homologe të rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian, dhe vendin tonë një vend më të sigurt për qytetarët e vet dhe vizitorët e huaj”, deklaroi ndër të tjera, Burgaj, në analizën vjetore të Policisë së Shtetit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›