“Schengeni” - qeveria po i plotëson detyrimet”
Mblidhet Komiteti Ndërministror për Liberalizimin e Vizave Kryeministri Sali Berisha e konsideron procesin e liberalizimit të vizave, një sfidë konkrete për qeverinë dhe institucionet shtetërore. Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për liberalizimin e vizave, shefi i qeverisë u shpreh se po bëhet një punë e madhe në këtë aspekt dhe shprehu garanci për heqjen e barrierave, brenda afatit të premtuar. Duke evidentuar punën e bërë nga autoritetet shtetërore në përmbushjen e detyrimeve, kryeministri theksoi hyrjen së shpejti në fuqi të Moratoriumit për skafet, heqja e të cilit është e pashpresë për sa kohë kjo mazhorancë të jetë në pushtet, si dhe për hyrjen e shpejtë në fuqi të ligjit kundër krimit të organizuar, i cili shënon një kapitull të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik. “Me këtë ligj, mafia, e cila gjatë këtyre viteve është fuqizuar në prona, duhet të humbasë çdo lloj pushteti ekonomik”, tha Berisha.Më tej, kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Brendshme të shohë mundësitë, të hyjë në tratativa me kompaninë e prodhimit të pasaportave që në disa zona, ku përqendrimi i popullsisë është më i madh, të mund të hapen zyra të reja.Kryeministri njoftoi se gjatë javëve që vijnë do të ketë dy inspektime nga Komisioni Evropian lidhur me përmbushjen e detyrimeve dhe se duhet që të avancohet çdo detyrim që rrjedh nga udhërrëfyesi. “Në këtë aspekt, i tërë kuadri ligjor i domosdoshëm, çfarë ka mbetur pa kompletuar, duhet të kompletohet brenda muajit shkurt”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.Komitetit Ndërministror shqyrtoi në tërësi përmbushjen e detyrimeve të mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave....