E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Verifikimi i dëmeve, brenda 2 javësh”

Fillon vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Flet Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli  Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, u shpreh dje se verifikimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës do të përfundojë brenda dy javëve.Olli theksoi se komisionet me ekspertë dhe përfaqësues të qeverisjes vendore kanë nisur punën në terren duke verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e javëve të para të janarit.Procesi do të drejtohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër dhe kryetari i grupit të punës për çdo njësi vendore do të jetë përfaqësuesi i Këshillit të Qarkut Shkodër, ndërsa koordinatorët e këtyre grupeve do të jenë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile. “Ne duam një proces komplet transparent, ku të gjithë pjesëtarët dhe drejtuesit e komisioneve përkatëse në bashkëpunim me familjet e dëmtuara duhet të vlerësojnë atë që është dëmtuar vërtet me ato çmime që janë efektiv në tregun shqiptar sot dhe për të plotësuar ato nevoja dhe kërkesa që kanë banorët e zonave të përmbytur”, theksoi Olli. Sipas tij, dëmshpërblimi i banorëve do të bëhet me numër llogarie bankare, siç janë ligjet dhe rregullat, gjë që shmang çdo lloj keqkuptimi me banorët. Ndërkohë, në ditë pas fillimit nga puna të grupit që do të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Ministria e Ekonomisë ka urdhëruar ngritjen edhe të një grupi shtesë që do të ndihmojë në kryerjen me përpikëri këtë proces. Në vazhdim të mirëmenaxhimit të situatës së krijuar në Qarkun e Shkodrës, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti bëri një hap tjetër duke ngritur një grup pune si pjesë përbërëse e grupeve të tjera që tashëm kanë filluar nga puna. Ky grup do të kryesohet nga 12 anëtarë dhe do të funksionojë për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shiu dhe përmbytjet në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës dhe për tu vënë në dispozicion të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›