Lufta kundër terrorit ka mbaruarNga Daniel Henninger, “Wall Street Journal”Shekspiri ka shkruar: “E para gjë që duhet të bëjmë është të vrasim të gjithë juristët.” Siç e dimë, kjo nuk ndodhi. Katërqind vjet më vonë ata po na vrasin me një jastëk proc
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Lufta kundër terrorit ka mbaruarNga Daniel Henninger, “Wall Street Journal”Shekspiri ka shkruar: “E para gjë që duhet të bëjmë është të vrasim të gjithë juristët.” Siç e dimë, kjo nuk ndodhi. Katërqind vjet më vonë ata po na vrasin me një jastëk procedurash të sofistikuara. Tani juristët po bëhen gati ta zbutin luftën kundër terrorit.
Të hënën e shkuar, në të njëjtën ditë që Prokurori i Përgjithshëm caktoi një prokuror special për të hetuar personat që bënë hetimet e CIA-s në luftën kundër terrorit, ministri skocez i Drejtësisë, Kenny MacAskill, mbrojti para parlamentit lirimin e parakohshëm të të dënuarit për aksidentin e Lockerbie, Abdel Basset Ali Megrahi:
“Lirimi nuk u bë mbi baza politike, diplomatike apo ekonomike... Vendimi im u mor duke ndjekur procesin normal, sipas ligjit skocez. Unë respektoj ligjin dhe vlerat e Skocisë.”
Përballë të njëjtës situatë të dyshimtë të respektimit të ligjit tek “Oliver Twist”, zoti Bumble u përgjigj: “Nëse këtë e parashikon ligji, ligji është gomar - idiot.” Zoti Bumble shtoi diçka që i përshtatet shumë asaj çka ndodh sot me luftën kundër terrorit. “Më e keqja që mund t’i dëshiroj ligjit është që t’i hapen sytë nga përvoja”, - tha ai.
Përvoja e një bote të pushtuar nga terrori nuk rroket nga sytë e Kenny MacAskill, Eric Holder dhe të tjerëve në administratën Obama. Ne të tjerët vuajmë për të.
Në maj, në një fjalim në Arkivat kombëtare, presidenti Obama, në ngjashmëri me fjalët e Kenny MacAskill, tha se ne duhet të “përshtatim institucionet” tona në trajtimin e terrorizmit, por “kjo duhet bërë duke respektuar i ligjin dhe me proces të rregullt.”
“Përshtatja” varet nga ne. Jastëkët e butë kanë mbërritur.
Prokurori i Përgjithshëm, Holder, caktoi prokurorin John Durham të hetojë për të mësuar, nëse hetimet e bëra nga punonjës të CIA-s kanë nevojë apo jo për hetime penale. Ka rreth 25 vjet që një zyrë këshillimi e pavarur ose një prokuror special thuajse gjithmonë cakton një inspektor të ngjashëm me Javertin (e romanit “Të Mjerët”) që gjuan ndonjë të dyshuar të mundshëm.
Justifikimi i zotit Holder se, leximi i “fakteve të caktuara” nuk i linte mundësi tjetër, ngjan me një përfundim të parakohshëm dhe zoti Durham do të vërë gishtin ndaj ndonjërit prej punonjësve të CIA-s për t’u ndjekur penalisht.
Ditën e anunçimit të zotit Holder, drejtori i CIA-s, Leon Panetta, tha se agjencisë së tij i kishin ardhur “një numër garancish të shkruara se metodat ishin të ligjshme.” Tani është e qartë se edhe duke respektuar ligjin nuk mund të ndalosh erozionin e përballjes me ligjin.
Po atë ditë u publikua raporti i vitit 2004 i Inspektorit të Përgjithshëm të CIA-s, John Helgerson, në lidhje me ndalimin dhe hetimin nga CIA të të dyshuarve për terroristë. Të dyja palët në debat thonë se faktet e raportit përkrahin këndvështrimin e tyre për CIA-n. S’ka rëndësi. Publikimi i raportit thjesht hap digat që të ndaluarit të hapin padi.
Frika e padive, së bashku me efektin e hetimit të mundshëm nga prokurori special, do ta bëjnë të papërballueshëm çmimin e hetimeve agresive kushdo qofshin rrethanat, përfshi edhe skenarët njëorësh me bombë.
Për të kontrolluar hetimet në të ardhmen, qeveria po krijon diçka të quajtur Grupi i Hetimeve të të Ndaluarve të Cilësisë së Lartë. Teknikat e hetimit do të kufizohen tek ato të Manualit të Fushës Ushtarake ose që nuk përdorin forcën. Autoriteti kalon nga CIA te FBI.
Kjo do të thotë se kush hedh në erë qiellgërvishtësit, ambasadat amerikane ose USS Cole (anijet ushtarake amerikane), do të kalojë më pak kohë në qeli me dritë të ndezur sesa një i dyshuar për vjedhje banese. Të hënën, gazeta “Los Angeles Times” raportoi se synimi i propozimit të qeverisë për një “iniciativë globale drejtësie” do të jetë që të gjithë të dyshuarit për terrorizëm të grumbullohen në një gjykatë amerikane ose në një vend tjetër.
Eric Holder përmendi që Zyra e Përgjegjësisë Ligjore të Departamentit të Drejtësisë ka ndikuar vendimin e tij për të caktuar një prokuror special për CIA-n. Kjo zyrë pritet të publikojë raportin e shumëpritur në lidhje me ndëshkimin e gjyqtarëve të administratës së Bushit, John Yoo, Jay Bybee dhe Steven Bradbury që e informuan CIA-n në lidhje me këto hetime. Nëse, siç pritet, OPR ndëshkon gjyqtarët, grupet ligjore do të mundohen të mos i punësojnë. Pas kësaj, asnjë jurist nuk do të guxojë t’i afrohet luftës kundër terrorizmit.
Individualisht, një pjesë e kësaj mund të jetë e diskutueshme. Në tërësi, është dënim me vdekje për një luftë të efektshme kundër terrorizmit. Ajo çfarë mbetet për luftë - përgjim telefoni dhe monitorim i transfertave bankare - është e dobët përballë kundërshtimeve ligjore dhe kongresiste. Kjo e mundëson administratën e Obamës t’i shmanget përgjegjësisë politike duke ua kaluar të tjerëve zbutjen e luftës kundër terrorizmit.
Mesazhi i lirimit në Skoci dhe vendimi Holder është se vullneti i lindur pas 11 shtatorit po zbehet. Lufta kundër terrorizmit po degradon në një bisedë të vrazhdë. Al Qaeda, talebanët dhe Irani, ende të pakthyer si Perëndimi në karikaturë e traditave të veta ligjore, janë në vëzhgim. Në kohë, ata do të kthehen. Lufta e dytë kundër terrorizmit është në të ardhmen.