E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Ndryshime në kabinet, jo zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ndryshimet në kabinetin qeveritar do të ndodhin në kohën e duhur, ndërsa përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme këtë vit. "Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vjeshtën e vitit 2011", tha të mërkurën kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa theksoi se në konsultim me partnerin e koalicionit do të bëjë ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin qeveritar. Ndryshimet në qeveri janë paralajmëruar në fillim të vitit nga vet kreu i qeverisë. Por raundi i tretë i zgjedhjeve në Prizren dhe Lipjan e së fundi edhe vdekja e nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati, e kanë shtyrë këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›