Lufta ndaj korrupsionit, sipas modelit amerikan
Marrëveshja e firmosur në tetor mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-së për "luftën ndaj korrupsionit", duket në plan të parë si një memorandum bashkëpunimi, ku si zakonisht jepen paratë, ndërsa punë bëhet pak ose aspak. Duke e lexuar me detaje mëson se 15.7 milionë dollarë të dhëna nga SHBA-ja për zbatimin e kësaj marrëveshjeje e detyron qeverinë që ta marrë më seriozisht luftën ndaj korrupsionit, fenomen ky që e ka renditur Shqipërinë në vendet e para në çdo renditje të bëra nga institucionet ndërkombëtare. I përbërë nga "6 pika", institucionet që do të jenë pjesë kryesore e programit lidhen direkt me gjyqësorin dhe me subjektet private. Konkretisht, marrëveshja prek ngritjen e Gjykatës Administrative, Qendrën Kombëtare për Licencimin e Biznesit, Regjistrin Kombëtar të Planifikimit, njësive të përbashkëta të hetimit dhe reformat në administratën tatimore.
Pakti
Më 17 tetor 2008, qeveria e SHBA-së dhe e Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen dypalëshe të zbatimit të Programit Prag dyvjeçar "Faza II", me vleftë prej 15.7 milionë USD. Ky program ndërtohet mbi suksesin e Programit Prag të KSM-së që përfundoi në muajin nëntor 2008. Programi Prag i KSM-së, Faza I, (14 milionë USD) e ndihmoi qeverinë e Shqipërisë në reformimin dhe në modernizimin e administratës tatimore, prokurimeve publike dhe regjistrimin e biznesit nëpërmjet teknologjisë së informacionit dhe përmirësimeve legjislative. Programi i Pragut i KSM-së, Faza II, synon të përmirësojë aftësitë e sistemit gjyqësor për të zgjidhur ankesat administrative, për të zvogëluar korrupsionin dhe mungesën e eficensës në administratën tatimore, për të ngritur një qendër kombëtare për licencimin e biznesit, duke përdorur modelin ‘one stop shop‘, për të krijuar një sistem transparent për dhënien e lejeve të ndërtimit, si dhe për të krijuar një njësi të përbashkët hetimore antikorrupsion në gjashtë qytete për të hetuar çështjet korruptive. Zbatimi i marrëveshjes nis në janar të 2009-ës dhe përfundon në 2011.
Gjykata Administrative
Pjesë e marrëveshjes mes qeverisë dhe SHBA-së do të jetë ngritja e Gjykatës Administrative, për të cilën janë ofruar rreth 3 milionë USD. Funksionimi i gjykatës do t‘i japë zgjidhje çështjeve tatimore, doganore, si dhe apelimet ndaj prokurorëve. Qëllimi është reduktimi i mundësive për korrupsion dhe krijimin e besimit në vetvete tek investuesit. Për realizimin e kësaj pike është parashikuar zhvillimi i një sërë trajnimesh për gjyqtarët, prokurorët, si dhe për avokatët, si dhe do të hartohen një sërë manualesh udhëzimi për administratorët publikë, të cilët do të jenë përdoruesit e sistemit të gjykatave administrative. Marrëveshja përfshin edhe futjen e masave të transparencës në gjykatën administrative, si p.sh nxjerrja e listës së çështjeve gjyqësore në internet (online), publikimi i të gjitha vendimeve, regjistrimet e proceseve gjyqësore me audio dhe video etj. Zbatimi i kësaj pike parashikon të sjellë reduktimin e afatit të zgjidhjes së çështjes gjyqësore nga 94 ditë në 30. Po ashtu, pritet që perceptimi ndaj sistemit gjyqësor sa i takon korrupsionit të ulet në 40% nga 55% që është aktualisht (studimi i USAID).
Administrata tatimore
Marrëveshja synon një zbatim sa më të mirë të ligjit të ri për procedurat tatimore, miratuar në maj 2008. qëllimi i "pikës së dytë" të marrëveshjes është krijimi i një administrate tatimore moderne që të plotësojë kontaktet personale mes taksapaguesve dhe zyrtarëve, si dhe të fuqizojë vjeljen e të ardhurave. Programi parashikon një riorganizim të administratës tatimore, nga 36 në 15 degë kryesore rajonale, duke i përqendruar në zonat më të mëdha. Nga ky plan mendohet që të trajnohen rreth 1 mijë inspektorë tatimorë, si dhe orientimin e tyre me skemën e re të riorganizimit të administratës. Ngritja e një njësie të brendshme hetimi kundër korrupsionit brenda administratës tatimore dhe ngritja e një njësie hetimi penal po brenda tatimeve për të siguruar zbatimin e ligjeve kundër evazionit fiskal, do të jenë dy procese të reja në kuadër të marrëveshjes me SHBA-në. Një tjetër risi lidhet me krijimin e një këshilli konsultativ të taksapaguesve për të mbrojtur të drejtat e tyre, si dhe një seksion të ri tatimor në gjykatën e re administrative. Zbatimi i kësaj pike parashikon të sjellë rritje të të ardhurave në 28% të PBB-së nga 27% që është aktualisht, si dhe përmirësimin e renditjes të bërë nga Banka Botërore për sa i përket "pagimit të taksave", nga 118 në vendin e 75-të.
Licencat
Qendra Kombëtare e Licencimit të Biznesit pritet të jetë një tjetër institucion në drejtim të ndërmarrjes së lehtësive për zhvillimin e aktivitetit privat. Qëllimi i qendrës është dhënia e licencave për veprimtaritë ekonomike, duke përdorur one-stop-shop si një mënyrë për të pakësuar rastet për korrupsion. Në fund të këtij projekti parashikohet një reduktim i kohëzgjatjes mesatare për miratimin e licencës nga 331 ditë në 120 ditë. Aktualisht, numri i bizneseve të licencuara është rreth 125 mijë dhe synohet që në fund të programit me SHBA-në të arrijë në rreth 200 mijë.
Të tjera
Pikat e tjera të marrëveshjes lidhen me lejet e ndërtimit (regjistri kombëtar i planifikimit), pra me reduktimin e kohëzgjatjes nga 331 ditë në 30 ditë, si dhe eliminimin e disa dokumenteve nga 24 që është aktualisht në 6. Pika e pestë lidhet me prokurorinë, Ministrinë e Financave, SHISH, të grupuara nën njësinë e përbashkët të hetimit ndaj rasteve penale për korrupsion dhe pastrim parash. Pika e fundit (6) lidhet me monitorimin nga shoqëria civile ndaj qeverisë për luftën kundër korrupsionit.
Plani 6-pikësh (USD)
- Gjykata Administrative 3.044.000
- Reformat në administratën tatimore 3.902.000
- Qendra Kombëtare për Licencimin e Biznesit 2.994.000
- Regjistri Kombëtar i Planifikimit 3.225.000
- Njësitë e Përbashkëta e Hetimit 1.616.000
- Monitorimi nga shoqëria Civile 750.000