Shtyhet më shumë se një vit pagesa e TVSH
Bizneset që importojnë makineri dhe pajisje për llogari të tyre në drejtim të investimit do të kenë mundësi që ta paguajnë taksën e TVSH më shumë se pas një viti. Vendimi është marrë nga qeveria në javën e fundit të këtij dhjetori dhe konsiston në disa lehtësi fiskale për ato subjekte që dëshirojnë të investojnë në sektorë të ndryshëm. Për të përfituar nga kjo skemë e re, vendimi i qeverisë i përcakton të gjitha rastet, ku më i rëndësishmi është kushti që subjekti nuk ka të drejtë ta shesë makinerinë apo pajisjen e importuar. Shtyrja e afatit erdhi si pasojë e kërkesës së vazhdueshme nga ana e bizneseve, të cilat e justifikonin me periudhën e gjatë të investimit. Konkretisht, skema e shtyrjes së pagesës së TVSH-së, për importin e makinerive e të pajisjeve, do të aplikohet kur cikli i zhvillimit të investimeve dhe fillimi i ofrimit të prodhimit apo shërbimit është mbi 12 muaj. Po ashtu, për makineritë e pajisjet e importuara, cikli i investimit të të cilave dhe i fillimit të ofrimit të prodhimit ose të shërbimit, është mbi dymbëdhjetë muaj, bëhet zgjatja e afatit të pagesës së TVSH-së, që lidhet me importimin e makinerive e të pajisjeve, përtej dymbëdhjetë muajve, nga çasti i kryerjes së importit. Personat e tatueshëm importues, që të jenë përfitues të shtyrjes së pagesës së TVSH-së, duhet që importin e makinerive e të pajisjeve ta destinojnë për investim, në kuadër të veprimtarisë së tyre dhe jo për shitje te të tretët.
Subjekti privat përfitues i kësaj skeme, në çastin e importit, paraqet, në organin doganor, dokumentacionin e nevojshëm, justifikues, shoqërues të makinerive e të pajisjeve të importuara, në bazë të kërkesave të legjislacionit doganor. Vlera e tatueshme e makinerive dhe e pajisjeve të importuara përcaktohet, në përputhje me dispozitat e legjislacionit, doganor dhe tatimor, pavarësisht nëse këto makineri dhe pajisje janë apo jo të taksueshme me taksa doganore. Kjo vlerë përfshin, gjithashtu, shpenzimet e transportit e të sigurimit dhe shpenzimet e tjera, të përfshira në importimin e makinerive e të pajisjeve, deri në çastin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë; dhe tarifat, taksat dhe detyrimet e pagueshme, si pasojë e eksportimit të këtyre makinerive e pajisjeve nga shtete, prej të cilave ato eksportohen, apo të pagueshme, si rezultat i importimit të tyre, përveç TVSH-së së pagueshme. Më tej, TVSH-ja e llogaritur nga organi doganor nuk paguhet nga personi i tatueshëm, në çastin e zhdoganimit të makinerive e të pajisjeve të importuara. Organi doganor i lëshon personit të tatueshëm importues deklaratën doganore, sipas së cilës zbatohet pagesa e shtyrë e TVSH-së.
Në muajin e dymbëdhjetë, pas periudhës së importit, personi i tatueshëm paraqet një kërkesë me shkrim në Drejtorinë Rajonale Tatimore, ku është i regjistruar, me të cilën kërkon zbatimin e procedurës së shtyrjes së pagesës së TVSH-së, përtej periudhës 1-vjeçare. Mungesa e kërkesës apo e interesimit të personit të tatueshëm, brenda muajit të dymbëdhjetë, i humb atij të drejtën e përfitimit nga kjo skemë dhe, që nga muaji i trembëdhjetë, ai vlerësohet si debitor ndaj organit doganor.
Kërkesa
Shtyrja e TVSH-së,
në dorë të Bodes
Personi i tatueshëm i paraqet ministrit të Financave kërkesën, me shkrim, për shtyrjen e afatit të pagesës së TVSH-së, përtej dymbëdhjetë muajsh, së bashku me: përgjigjen e dhënë nga Drejtoria Rajonale Tatimore (origjinale); kopjen e kontratës/ave ose të marrëveshjes me zbatuesit e investimit, ku të jetë përcaktuar qartë afati i kryerjes së të gjithë ciklit të investimeve; parashikimin e afatit të fillimit të ofrimit të prodhimit ose të shërbimit. Ministri brenda 7 ditëve nga data e protokollimit të kërkesës, miraton ose jo zgjatjen e afatit.