Lufta ndaj krimit të organizuar/ Bledi Çuçi në Arabinë Saudite, nënshkruhet marrëveshja për sigurinë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në vizitën e tij zyrtare në Arabinë Saudite ka nënshkruar me homologun e tij, Princi Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz, marrëveshjen në fushën e sigurisë për të luftuar kundër krimit të organizuar.
Në këtë takim, Çuçi ka theksuar se kjo marrëveshje synon që përveç krimit të organizuar të luftojë edhe krimin kibernetik, terrorizmin dhe të gjitha format e tjera që destabilizojnë sigurinë e dy vendeve.
Në këtë marrëveshje parashikohet që Policia e Shtetit të rrisë kapacitetet për përballimin e krimit me shtrirje ndërkombëtare.
“Kjo marrëveshje mundëson një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër krimit kibernetik, terrorizmit dhe të gjitha formave të tjera të paligjshmërisë që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse. Gjithashtu marrëveshja kontribuon në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për përballjen me krimin transnacional. Duke punuar së bashku ndërtojmë një ekosistem të sigurt dhe të qëndrueshëm për të garantuar prosperitetin e vendeve tona”, shprehet ministri Çuçi.
/rtsh.al/