E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionerët eRruzhdies, gjyqishtyhet për herë të 7

FIER- Shtyhet për herë të shtatë seanca gjyqësore ndaj të akuzuarëve për votimet në fshatin Ruzhdie të Fierit. Vendimi është marrë nga gjyqtari i cështjes Roland Jaupaj pas mungesës së avokatëve mbrojtës Rozeta Plaku dhe Zenun Hadërmataj, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar për datën 7 korrik. Procesi gjyqësor ndaj 6 komisionerëve të qendrës së votimit në fshatin Ruzhdie dhe tre votuesve nga ky fshat ka nisur në muajin shkurt të këtij viti.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve dhe votim më shumë se një herë. Po sot është zhvilluar dhe senaca e radhës për komunën portëz. Mungesa e dy të pandehurve ka bërë që edhe seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurve, ish komisionerë të fshatrave Plyk dhe Kraps, në komunën Portëz rrethi Fier të dështojë për të shtatën herë. Ndërkaq seanca tjetër do të zhvillohet në të njëjtën ditë me seancën për cështjen Ruzhdie më 7 korrik.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›