Ndarja nga e dashura, vetedigjet shqiptari
ATHINE - Nje 37-vjecar shqiptar ka tentuar t’i jape fund jetes duke u vetedjegur, por eshte shpetuar nga zjarrfikesit, ndersa dyshohet se ai ishte ndare nga e dashura. Ngjarja ka ndodhur ne Statheika, te prefektures Argos, gjate pasdites se djeshme. Viktima, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, ishte mbyllur ne makinen e tij dhe ishte lyer me benzine duke u vetendezur. Po per fat, ka qene nje makine zjarrfikese qe ka kaluar rastesisht ne rruge, duke e shpetuar nga vdekja e sigurte. Me pas i riu eshte derguar ne gjendje te rende shendetesore ne spital, ku i eshte dhene ndihma e pare. Sipas te dhenave te policise helene, 37-vjecari ka djegie te shkalles se trete dhe eshte ne rrezik per jeten e tij. Sipas mediave greke, refuzimi i te dashures per te vazhduar lidhjen me tej dyshohet se eshte shkaku i ketij akti ne shenje pakenaqesie.