Tentonin Greqine, kthehen 554 klandestine
KAPSHTICE - Policia greke rrit intensitetin e kthimit te emigranteve shqiptare pa dokumente te rregullta muajin e fundit te vitit. Brenda dy javeve, ne piken kufitare te Kapshtices, sipas zyrtareve te doganes, jane kthyer 554 emigrante te paligjshem, pjesa me e madhe e te cileve meshkuj si dhe 31 minorene. Nderkohe, policia kufitare ne rajonin e Korces, ka arritur te ndaloje gjate 2 javeve te para te muajit dhjetor 45 persona, qe kane tentuar kalimin ilegal per ne Greqi. Fshatra te Devollit te siperm si Trestenik, Vernik, Miras, Tren, Poncare etj., vazhdojne te mbeten rrugekalimet e emigracionit klandestin, ku eshte perqendruar edhe kontrolli i perditshem i forcave te policise kufitare dhe luftes kunder trafiqeve njerezore. Burime zyrtare nga policia e Devollit thane se jane marre masat e nevojshme per te parandaluar emigracionin e paligjshem ne kete periudhe dimri, kur rrezikohet edhe jeta e atyre personave qe tentojne ilegalisht kalimin e kufirit. Dritan Shema, komandant i policise kufitare ne Kapshtice, tha se qe prej dates 10 dhjetor, kur pala greke lejoi levizjen e lire te emigranteve, jane regjistruar ne hyrje per ne Shqiperi rreth 9 mije persona, kryesisht emigrante. Aktualisht jane aktive 2-3 sportele per kryerjen e procedurave te kalimit kufitar.
G.Ashimi