E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, 313 pyetje vetëm për Ministrinë e Punës

 Drejt fundit plotësimi i pyetësorit të KE, nga Ministria e Punës. Ky dikaster është i dyti për nga volumi i pyetjeve, me plot 313 të tilla. "Ministria e Punës po punon intensivisht për përmbushjen në kohë dhe me cilësi të detyrimit për plotësimin e pyetësorit të BE", deklaroi dje Ministri i Punës, Spiro Ksera, në takimin e radhës së grupit ndërministror të punës për pyetësorin. Sipas ministrit Ksera, që prej 16 dhjetorit 2009, datë në të cilën Qeverisë shqiptare iu dorëzua zyrtarisht pyetësori, grupi i ngritur pranë Ministrisë së Punës ka përfunduar  pothuajse të gjitha përgjigjet e pyetjeve. "MPç-SSHB është institucion përgjegjës për Kapitullin 2 dhe 19 të pyetësorit, që përfshijnë "Lëvizjen e lirë të Punëtorëve" dhe "Politikat sociale dhe punësim", me gjithsej 234 pyetje dhe, duke përfshirë edhe pyetjet nga kapitujt e tjerë, ku Ministria e Punës është kontribues, në total strukturat e saj duhet t'u përgjigjen 313 pyetjeve", tha Ksera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›