Berisha si Roland Emmerich, Lezha si te “The Day After Tomorrow”Nga TemaKryeministri shqiptar drejtoi gishtin ndaj ngrohjes globale, duke e quajtur atë fajtore për përmbytjet në Lezhë. Berisha tha se pikërisht në Lezhë deti ishte ngritur fuqishëm bre
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha si Roland Emmerich, Lezha si te “The Day After Tomorrow”Nga TemaKryeministri shqiptar drejtoi gishtin ndaj ngrohjes globale, duke e quajtur atë fajtore për përmbytjet në Lezhë. Berisha tha se pikërisht në Lezhë deti ishte ngritur fuqishëm brenda pak kohësh e kishte përmbytur zonën. Tamam si në filmin fiction të Roland Emmerich “The Day After Tomorrow”, Berisha nxori para lezhjanëve një skenar apokaliptik, pa harruar një detaj shumë të vogël, që lezhjanët e dinë që fajin e kanë argjinaturat dhe masat mbrojtëse, për të cilat nuk është kujtuar kush. Berisha tha se ishte një valë që erdhi nga Afrika që solli përmbytjen.
“Një baticë e fuqishme, një ngritje e detit, ka çarë argjinaturën, çka nuk ka ndodhur dhe nuk është regjistruar ndonjëherë në këtë shkallë. Ne do të përgatitemi mirë, sepse i gjithë gjiri i Drinit është shumë i kërcënuar, siç është i kërcënuar në përgjithësi bregu i Adriatikut, më shumë se bregu i Jonit, pasi Adriatiku ka bregdet fushor, ndërsa Joni është shkëmbor. Këto janë efektet direkte të ngrohjes globale. Kjo valë erdhi nga Afrika. Shkarkimet e ujërave kanë qenë shumë të mëdha nga Mati, por prapë nuk janë ato që kanë sjellë këtë situatë”, - u shpreh kryeministri Berisha duke lënë të befasuar adhuruesit e trillërve. Berisha tha se kjo zonë duhet bërë si Holanda.
“Këtu duhet një projekt i madh kombëtar për të bërë atë që ka bërë Holanda në shekuj, për shkak të nivelit të ulët të tokës, ne nuk kemi pasur atë problem, por tani për shkak të ngritjes së nivelit të deteve nga ngrohja globale, ky fenomen shfaqet, dhe rrezikon të bëhet një fenomen edhe këtu.”
Por meqë e ka shumë merak ngrohjen globale, sërish nuk u sqaroi lezhjanëve një “detaj” të vogël: Pse po ua mbush zonën me fabrika çimentoje?