Lufta si periferia
Pasi ka parë se mendja e Amerikës është paralizuar nga çështjet e luftës, regjisori nga Kosova, Ekrem Kryeziu, nuk tenton më të mendojë ekranizimin e veprave të tij. Ka dy skenarë që presin të kthehen në version filmik dhe një tjetër film është duke pritur: “Luftërat e Kosovës”. Kuptohet, është tema e tij e preferuar derisa t’i shkrihen të çarat që ka krijuar kjo luftë në jetën e regjisorit. Kjo është lufta e shikuar nga periferia e Ekrem Kryeziut, një projekt që beson ta realizojë brenda këtij viti
Lufta si periferia
Pasi ka parë se mendja e Amerikës është paralizuar nga çështjet e luftës, regjisori nga Kosova, Ekrem Kryeziu, nuk tenton më të mendojë ekranizimin e veprave të tij. Ka dy skenarë që presin të kthehen në version filmik dhe një tjetër film është duke pritur: “Luftërat e Kosovës”. Kuptohet është tema e tij e preferuar derisa t’i shkrihen të çarat që ka krijuar kjo luftë në jetën e regjisorit. Ky produksion pati shkuar deri në cak, për t’u realizuar në Hollivud, ndonëse tregon se kërkonte një buxhet të madh.
I kthyer një herë mbrapsht, për shkak të shembjes së kullave në Amerikë, Kryeziu thotë se ka nisur prapë të kristalizojë idenë e filmit. Regjisori tregon se ka përshkruar një dramë të thellë njerëzore, me shumë pak personazhe. Një njeri që i shpëton pushkatimit dhe u ikën vijave periferike të luftës. I është pushkatuar gjithë familja. Ndërsa gjen një fëmijë në gji të një kufome të një gruaje të vrarë. Ky personazh mundohet ta mbarojë dhe ta ruajë atë si fëmijën e tij... duke i ikur UÇK-së, reparteve serbe. Kjo është lufta e shikuar nga periferia e Ekrem Kryeziut, një projekt që beson ta realizojë brenda këtij viti. Toni quhet personazhi, që regjisori nuk fsheh të thotë se merr shumë nga jeta e vet. Është një ngjarje e vërtetë që i ka ndodhur, përveç faktit që personazhi vritet, ndërsa ai vetë është shpëtuar nga rojet e burgut. E quan të çmendur këtë personazh Kryeziu, që vuan 12 vite burgim. Në fakt ashtu siç tregon, ngjarjet kanë ndodhur në jetën e regjisorit dhe skenaristit njëkohësisht.
Rikthimi tek vetvetja është gjëja më e shpeshtë që ndodh në jetën e shkrimtarit. Ekrem Kryeziu ka treguar gjithë sindromën e post-traumës.
“Gjatë gjithë kohës ekziston frika se njeriu sado i fortë të jetë, burgu lë pasoja të tmerrshme në psikikën e tij. Kur dola nga burgu, një mik i imi psikiatër më tha: po të shikosh me lupë një zot e di se sa mirë je ti, aq të çara ke brenda vetes që nuk i di. Ngadalë jam duke i shëruar dhe po i mbush me dashuri ato të çara të shpirtit tim”, - është episod real që rrëfen Kryeziu nga jeta e tij. Kjo pasqyrë e vetmisë nuk njeh kufij apo përmasa lineare. Nuk kanë rëndësi skenat e mëdha, për të kuptuar se si përjetohet vetmia. Burgu që ka përjetuar regjisori është aq shumë i ngulitur tek ai, sa tani lufta nuk përbën më një betejë që i takon së kaluarës, por një çështje sociale që i përket pasojave të së ardhmes, në gjenerata.
“Burgu është matur me pëllëmbë dhe kam dashur t’i harroj hapësirat fizike. Është përjetuar njësoj këtu dhe në vëniet e tjera”, - thotë regjisori.
Pas kësaj, interesi i shkrimtarit është gjyqi i historisë ndaj vetvetes, si komb, si mënyrë e të kundruarit, të jetuarit, raporti i individit ndaj rrethit të jashtëm, e specifikisht i shqiptarëve ndaj botës dhe Evropës. Kjo e ka bërë Kryeziun të mendojë mbi realizmin e dy veprave të tjera të reja, ku njërën tregon se e ka nisur para tre vitesh dhe quhet “Kodi shqiptar”. Të gjitha personazhet janë zgjedhur historike, të cilët autori i vë nën ndjeshmërinë shqiptare që udhëhiqen gjithnjë nga ndërgjegjja e çartur. “Habia më e madhe në kuadër të këtyre personazheve që i takojnë periudhave dhe ngjarjeve të ndryshme të shekujve të kombit tonë. Në qendër është një gazetare amerikane që vjen me xhiruesin e saj të kërkojnë rrënjët”.
Kryeziu e quan një vepër tërësisht të çmitizuar, të çliruar nga koha, të përziera në këtë dramë. “Sa më shumë i afrohem fundit, aq më shumë po frikësohem, për arsye se është një qasje komplet e re teatrore. Drama i ka tri njësitë, të kohës, unitetit dhe të vendit, këtu ekziston vetëm uniteti i idesë së kërkimit. I kam thyer të gjitha rregullat me shpresë se rregullat nuk janë për t’iu përmbajtur atyre, rregullat janë për t’i rrëzuar e për të krijuar të tjera”, - shprehet Kryeziu. Kështu shkrimtari, supersticioz në zodiak, thotë se kënaq në vepra të tilla të qetin dhe ngacmuesin brenda tij, nën ndërgjegjen e ashpër.