E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta speciale për frenimin e ribashkimit kombëtar

Vera Dushi
Në mjedisin popullor shqiptar qarkullojnë disa teza dezinformative të propagandës së zezë antishqiptare për frenimin e veprimtarisë së ribashkimit kombëtar, sepse këto teza po shfaqen gjithnjë në të njëjtën formë, si fjali gati standarde dhe del se janë krijuar artificialisht nga jashtë, prej qarqeve të armiqve të kombit shqiptar dhe se janë shpërndarë nëpërmjet kutive të rezonancës shqipfolëse në mendësinë kolektive të popullit.

Njerëzit e thjeshtë, që nuk i dinë konceptet dhe nuk janë të edukuar në fushën politike kombëtare, mund ti përdorin pa dashje.

Efekti përfundimtar i kësaj lufte speciale është krijimi i paragjykimeve, pesimizmi, mosbesimi në arritjen e objektivit kombëtar të ribashkimit të Shqipërisë deri në paralizimin e veprimtarisë së domosdoshme për këtë.

Kështu që detyra e veprimtarëve të çështjes kombëtare është që të identifikojnë pjesët përbërëse të kësaj lufte speciale dhe tiu luftojnë me logjikë të shëndoshë kombëtare.

Disa po thonë:
"nuk mund të realizohet bashkimi kombëtar se nuk na lë bashkësia ndërkombëtare", apo
"ne jemi të vëgjel, kjo çështje nuk varet nga ne, por nga ndërkombëtarët",
apo
"nëse flasim për "Shqipërinë e Madhe", ndihmojmë Serbinë".

E para thënie, e mënjanon mundësinë e ribashkimit kombëtar sikur bashkësia ndërkombëtare do të ishte vendimmarrëse dhe shqiptarët do të duhej të ishin vetëm zbatuesë të porosive të saj.
Ky mentalitet është parim nënshtrimi të shumë politikanëve në trojet shqiptare që u janë servilosur ndërkombëtarëve, besojnë në një politikë "kozmopolite" dhe zbatojnë çdo urdhër të jashtëm.
"Yes-men"-ët nuk mund dhe nuk duan të realizojnë një projekt kombëtar siç është ribashkimi kombëtar, dhe si qentë përkdhelin qarqet antishqiptare të Beogradit, Shkupit, Podgoricës dhe Athinës në kuadrin e "bashkëpunimit rajonal".

Këta janë agjentët e ndikimit që shpërndajnë në popull këtë propagandë të zezë sikur ne jemi "të vëgjël" dhe vendosin të tjerët për ne.
Foshnjen nuk e lë nëna të lëvizë pa ditur ajo të ecë, por politika dhe veprimtaria politike shqiptare duhet të tejkalojë fazën e foshnjërisë dhe të fëmijërisë, të arrijë maturinë e pjekurinë dhe të emancipohet, duke u bërë faktor dhe partner i barabartë me bashkësinë ndërkombëtare që, aktualisht vetë lëkundet në pyetjen nëse në Ballkan duhet të zbatohet parimi i Helsinkit për mosndryshim të kufive apo parimi i vetëvendosjes dhe dekolonizimit të pushtuar e të kolonizuar.

Nëse shqiptarët heshtin, sepse për shkak të propagandës së zezë iu është futur frika, do të fitojë parimi i parë dhe shqiptarët do të jenë humbës, sepse qarqet sllavo-greke që herët kanë investuar në ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare, duke filluar me tezën se "shqiptarët sjanë të aftë për tu bërë shtet".

Pra, veprimtaria propagandistike serbo-greke ka punuar në dy drejtime, që janë anët e të njëjtës monedhë antishqiptare:

-ndikimi i bashkësisë ndërkombëtare që ajo të ketë një politikë antishqiptare;
-krijimi i një mentaliteti reaksionar, nëpërmjet veglave shqipfolëse, shqiptarët të mbyllin gojën, të bashkëpunojnë "urtësisht" me shtetet fqinje pushtuese dhe kolonialiste duke u trembur si lepujt në shfaqjen e "gogolit të frikshëm" të bashkësisë ndërkombëtare.

Historia e vjetër dhe e re ka dëshmuar se popujt, nëse organizohen, mund të përballojnë çdo gjë, mund të mundin çdo rrezik, mund të çlirohen nga çdo pushtues dhe kolonialist.

Kombin shqiptar e kanë pushtuar edhe më herët romakët, bizantinët, sllavët e Shtefan Nemanjes, turqit etj.., por, populli shqiptar ka arritur të çlirohet dhe më tutje të ekzistojë si komb i lashtë autokton në Ballkan.

Ku janë sot romakët?

Janë zhdukur nga faqja e dheut dhe në trevat shqiptare ka mbetur vetëm Via Egnatia, bashkë me eshtërat romake.

Stërnipërit e princeshës Teuta akoma rrojnë në trevat e tyre.

Ku janë sot bizantinët?

Vetëm në legjendat grekomëdha të "Megali Idheja" që ndoqi ringjalljen e Perandorisë Bizantine, duke marrë në pushtim edhe tokat shqiptare.

Edhe ështërat e ushtarëve të Shtefan Dushanit janë kalbur bashkë me perandorinë e tij dhe populli i Arbërisë u çliru, duke luftuar dhe duke rezistuar para hordhive serbe edhe në kohën e endërrave romantike serbomëdha që do të përfshinin tokat shqiptare deri në Durrës dhe Lumi Shkumbin (sipas "Naçertanijes" së Ilija Garashninit).

A ishin shqiptarët "të vëgjel" kur u ngritën kundër Perandorisë Osmane duke rezistuar në mbi 30 luftëra ndaj përbindeshit të Stambollit?
Ata nuk menduan a janë "të vëgjel", apo nuk janë.
Veç morën shpatën dhe nën urdhërin e Skendërbeut, mbrojtën vatrat, shtëpitë, kullotat, atdheun e tyre.

Përse ka sot shqiptarë që mendojnë se janë "të vëgjel" dhe nuk mund të çlirojnë Shqipërinë Natyrale nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë, që ashtu siç të gjithë pushtuesit dhe kolonizatorët e mëparshëm, nuk janë as të përjetshëm dhe nuk kanë bërë këtu rrënjë që të mos mund të shkulen prej tokës shqiptare, që të mos mund të priten me shpatën e organizimit dhe luftës çlirimtare, duke e bashkuar njëkohësisht tërë Shqipërinë në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me emrin Shqipëri?!

Ky është ndikimi që vjen prej liderëve të sotëm, që nuk kanë aspak prirje dhe edukim për politikë, që nuk janë udhëheqës të popullit, por që janë më keq sa dordoleca prej kashte, sepse janë të udhëhequr nga jashtë që të paralizojnë shqiptarët të mos punojnë për të ardhmen dhe lirinë e tyre në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar.

Max Ëeber, në librin "Politika si profesion" pohon se:
"Marrja me politikë është si shpimi i fuqishëm, i ngadalshëm i dërrasave të forta, me passion dhe njëkohësisht me maturi.
Është krejtësisht e saktë dhe çdo përvojë historike e vërteton atë gjë që e mundshmja nuk do të arrihej dot, po të mos qe kërkuar gjithnjë në botë e pamundura.
Por ai, që mund ta bëjë këtë duhet të jetë patjetër një udhëheqës dhe jo vetëm kjo, por gjithashtu në një sens shumë të thjeshtë të fjalës duhet të jetë patjetër edhe një hero.
Dhe, gjithashtu ata, të cilët nuk i kanë këto të dyja, qysh tani duhet të armatosen patjetër me atë qendrueshmëri të zemrës, qendrueshmëri që është në gjendje të përballojë edhe dështimin e thellë e të gjitha shpresave, përndryshe ata nuk do të jenë në gjendje që të arrijnë vetëm atë, e cila është e mundur sot.
Vetëm kush është i sigurt që nuk do të thyhet, kur bota e parë nga këndvështimi i tij është shumë budallaqe ose shumë e poshtër për atë gjë që ai do tia ofrojë asaj, është në gjendje të thotë "prapësëprapë", vetëm ai ka prirje për politikë" (Max Ëeber Politika si profesion, Shtëpia botuese "Fan Noli", Tiranë, f. 94-95).

Kjo filozofi politike u mungon shumë politikanëve të sotëm pa vision dhe projekt politik afatgjatë nëpër kolltruqet sllave, poslanikëve të Parlamentit të Beogradit dhe të Shkupit, por me të duhet të pajiset populli dhe nga gjiri i tij të riorganizohet fuqishëm një organizim gjithëpërfshirës Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar, me në krye Zotin Gafurr Adili, që do të artikullojë edhe "të pamundurën" e ribashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, përndryshe nuk do të arrihet as "e mundura" e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe politik të kombit shqiptar.

Duke u përqendruar tek "e mundura" e imponuar nga jashtë, kombin shqiptar e kërcënon zhdukja dhe asimilimi, sepse nuk mundet që shqiptarët të ndarë copa-copa dhe nën pushtimin sllavo-grek të përballojnë trysninë e nesërme (brenda integrimeve evropiane) politiko-ekonomike dhe shoqërore që shtetet kolonialiste fqinje do tua bëjnë shqiptarëve.

Kombi shqiptar ka qenë i aftë (përkundër tezave sllavo-greke) të ndërtojnë pas 1912-ës, shtetin e tyre Shqipërinë administrative të cunguar, të çlirojnë tokat shqiptare të pushtuara të Kosovës me anë të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›