E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta tregëtare Kosovë-Maqedoni, Kuçi viziton sot Shkupin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi do të vizitojë sot Shkupin ku do të takohet me autoritetet maqedonase në lidhje me zhbllokimin e situatës së barrierave kufitare mes dy vendeve.

Vizitën e Kuçit e paralajmëroi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili në një bisedë telefonike që kishte zhvilluar me Kuçin kanë rënë dakord që kjo situatë duhet të tejkalohet sa më shpejtë dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave.

Përveç me zv/kryeministrin për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski dhe ministrin e Ekonomisë, Valon Saraçini, zv/kryeministri Kuçi do të pritet edhe nga kryeministri, Nikolla Gruevski.

Ndërkohë, bllokadat në vendkalimin kufitar në Bllacë dhe në Jazhincë afër Tetovës kanë vazhduar dhe sipas shoqatës së transportuesve maqedonase kjo do të zgjasë deri në zgjidhjen e situatës mes dy qeverive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›