Reshje rekord të dëborës në Austri

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes nga ortekët që mund të godasin në zonat malore.
Në luginën Gailtal trashësia e borës gjatë 48 orëve të fundit ka arritur në 102 centimetra, që paraqet një rekord të të gjitha kohërave dhe që nuk mbahet mend në Austri, njoftoi Qendra meteorologjike austriake ZAMG.
Sipas informacioneve jozyrtare, trashësia e borës në Lesachtal ka arritur deri në 160 centimetra dhe 200 centimetra. Moti i keq nga të reshurat ka shkaktuar komunikacionin. Hekurudhat e Austrisë i kanë bërë thirrje ushtrisë që të ndihmojë në mirëmbajtjen e komunikacionit hekurudhor.
Më shumë se 3 mijë shtëpi kanë ngelur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të kabllove dhe rrjetit elektrik nga dendësia e borës. Në Tirol zjarrfikësit kanë ndërhyrë në heqjen e borës nga çatitë e shtëpive për shkak të rrezikut të shembjes së kulmeve.
INA/NOA