E Diel, 1 Nëntor 2026

Garda ndryshon eskortën e Ina Ramës

Më një urdhër të Komandantit të Gardës së Republikës, ndryshohen 4 truprojat e Kryeprokurores Ina Rama. Pa asnjë motiv konkret, ditën e sotme ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme urdhëri i komandatit të Gardës në të cilin thuhet se eskorta që shoqëron dhe ruan Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama do të largohet dhe në vend të saj do të jenë katër pjesëtar të tjerë të Gardës së Republikës.

Burime nga organi qëndror i akuzës bënë me dije se Kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë kërkesë për ndryshimin e truprojave të saj, pasi nuk ka pasur asnjë ankesë, por ajo që tashmë është faktike është urdhëri nga Garda.

Në këtë urdhër thuhet se katër shoqëruesit e Ina Ramës nuk do të jenë më pjesë e eskortës së saj, por do të zëvendësohen me 4 gardistë të tjerë. Ende nuk dihen shkaqet e largimit të katër truprojave të saj, ndërkohë që nga hetimi që Prokuroria po bënë në lidhje me demonstratën e 21 janarit, ka nxjerrë edhe gjashtë urdhër-ndalime për drejtuesit e Gardës së Republikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›