E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftë në kufirin Somali-Etiopi, vdesin 13 persona


Të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen në luftimet mes forcave somaleze dhe atyre Etiopiane, të cilat kanë kaluar kufirin.
Banorë pranë zonës kufitare bënë të ditur se trë ushtarë etiopiane dhe të paktën 10 banorë të rajonit të Buhudllit mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas agjensisë së lajmeve "Reuters", njoftohet se trupat ushtarake etiopiane kanë hyrë në mënyrë të rregullt në Somali për të luftuar militantët islamikë.
Por dyshohet se është hera e parë që trupat etiopiane janë ndodhur në rajone gjysmëautonome të Somalisë, zonë që konsiderohet më e sigurtë se vetë Somalia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›