Luftëtari fitore dhe rekord 450 minuta pa pesuar gol në shtëpi

Luftëtari hodhi një hap tjetër për të qenë pjesë e gjashtë skuadrave më të mira të Superligës në pëfundim të fazës së parë. Skuadra gjirokastrite fitoi me rezultatin e pastër 2-0 me Kastriotin, duke regjistruar kështu jo vetëm fitoren e pestë në pesë ndeshjet në shtëpi, por duke përmirësuar edhe një rekord të klubit: asnjë gol në 450 minuta në stadiumin "Gjirokastra", duke qenë kështu ekipi i vetëm në Kategorinë Supeririore që nuk ka lejuar pësimin e golit në fushën e vet: 7-0. Për ekipin e Ilir Spahiut, golin e parë e shënoi Olgert Stafa (28'), goli i tij i tretë me fanelën bluzi, ndërsa në pjesën e dytë, dyfishoi rezultatin kapiteni Neritan Novi (59'). Me këtë fitore, Luftëtari u ngjit në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Kastrioti që pësoi humbjen e katërt në transfertë, mbeti në kuotën e 11 pikëve.
SKEDA
LUFTËTARI - KASTRIOTI 2-0*
Shënues: Stafa 28', Novi 59'
Gjyqtarë: I. Gashi, V. Guranjaku, I. Shima
Stadiumi "Luftëtari", Gjirokastër
BILANCI MIDIS EKIPEVE: 5 ndeshje; 2 fitore Luftëtari, 0 barazime, 4 fitore Kastrioti. Golat: 4-6