E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaku, pas Shulzes “djeg” dhe Jupin

Apolonia arriti një tjetër fitore me vlerë me Dinamon (1-0), të dytën rresht pas asaj me Vllazninë (2-1), por emri që spikat në të dy takimet është ai golashënuesit më të mirë të Apolonisë, 21-vjecarit Sebino Plaku, që shënoi 3 gola në këto dy takime, por tashmë me 9 golat e tij në 11 javë (2 me penallti)përbën një rrezik të vërtetë për sulmuesin e Tiranës dhe të Kombëtares, Hamdi Salihi, që ka vetëm një gol më shumë (10),por dhe me një ndeshje më pak.
Apolonia përsëriti ndaj Dinamos, të njëjtën fitore (1-) si në ballafaqimin e fundit midis tyrë më sezonin 2002-2003, kur Artion Poci (73'), sot në rradhët e Dinamos, realizoi golin e vetëm të atij takimi, që sigloi dhe fitoren e 10 të fierakëvë në 52 takimet e zhvilluara.
Dinamo, e cila përvec mungesës së zakonshme të Enkel Alikaj (i dëmtuar) ishte e plotë në Fier, përfshirë dhe portierin Ilion Lika arriti të përballojë për 86 minuta furinë e Apolonisë, së privuar nga shërbimet e qëndërmbrojtësit brazilian Rosha. Por, kur të gjithë besonin se formacioni i Redi Jupit do të merrte pikën e parë në transfertë, sulmuesi Sabino Plaku shpiku golin e tij të zakonshëm: Apolonia-Dinamo 1-0. Humbja e pestë e Dinamos në pesë ndeshjet në transfertë, dhe e para e Jupit, ndërkohë që Apolonia i bëri mbylljen më të mirë fazës së parë duke sigluar fitoren e tretë në 11 takime dhe të dytën në shtëpi.
SKEDA
APOLONIA - DINAMO 1-0
Shënues: Sebino Plaku 86'
Gjyqtarë: Sh. Guce, A. Guce, E. Miho
Stadiumi "Loni Papuciu", Fier
BILANCI MIDIS EKIPEVE: 53 ndeshje; 11 fitore Apolonia, 13 barazime, 29 fitore Dinamo. Golat: 38-93.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›