E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari mposht 4-1 Skënderbeun

Janë luajtur dje ndeshjet e treta të fazës në grupe të Kupës së Shqipërisë, ku janë arritur rezultate befasuese. Ajo që ka rënë më shumë në sy, ka qenë padyshim humbja e thellë e Skënderbeut kampion në fushën e Luftëtarit me shifrat 4-1. Megjithatë, drejtuesit korçarë kanë qenë në një farë mënyre bashkëpunëtorë në humbje duke qenë se kanë çuar drejt Gjirokastrës skuadrën e të rinjve, duke lënë titullarët të pushojnë pas ndeshjes të lodhshme kundër Flamurtarit. Ja situata në të katërta grupet.

Grupi A

Tirana – Apolonia 3-0

Shkumbini – Laçi 1-1

Renditja

Skuadra N F B H P

Tirana 3 3 0 0 9

Laçi 3 1 1 1 4

Apolonia 3 1 1 1 4

Shkumbini 3 0 1 2 1

Grupi B

Teuta – Kamza 1-1

Pogradeci – Flamurtari 1-2

Renditja

Skuadra N F B H P

Flamurtari 3 2 0 1 6

Pogradeci 3 1 1 1 4

Kamza 3 1 1 1 4

Teuta 3 0 2 1 2

Grupi C

Luftëtari – Skënderbeu 4-1

Kastrioti – Besa 2-0

Renditja

Skuadra N F B H P

Skënderbeu 3 2 0 1 6

Kastrioti 3 2 0 1 6

Luftëtari 3 2 0 1 6

Besa 3 0 0 3 0

Grupi D

Bylis – Elbasani 4-1

Dinamo – Vllaznia 0-3

Renditja

Skuadra N F B H P

Vllaznia 3 2 1 0 7

Bylis 3 2 1 0 7

Elbasani 3 1 0 2 3

Dinamo 3 0 0 3 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›