E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumenige: Napoli fli i qetë, nuk do tolerojmë ndaj Sitit

Me siguri fjalët e Rumeniges u kanë pëlqyer shumë tifozëve të Napolit. Drejtuesi i Bajern Mynihut ka folur rreth mundësive që klubi bavarez mund të favorizojë Mançester Sitin në ndeshjen e fundit të Champions League, gjë që do të eliminonte Napolin në rast se këta të fundit nuk do të triumfonin në “El Madrigal” ndaj Vilarealit. “Ne duam të fitojmë ndaj Sitit. Ka ende pikë në lojë dhe 800 mijë euro për atë skuadër që del e para në këtë fazë të grupeve. Ne nuk kemi ndërmend të dhurojmë asgjë", është shprehur Karl Hainz Rumenige i cituar nga mediat italiane. Fjalë këto që qetësojnë disi Napolin dhe tifozët e saj për sa i përket kalimit të grupit A. Në ndeshjen e fundit, Napoli do të luajë në fushën e Vilarealit dhe nëse arrin të fitojë nuk i intereson rezultati i ndeshjes Siti-Bajern, por nëse humbet ose barazon dhe anglezët fitojnë, atëherë italianët janë jashtë Ligës së Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›