E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari në delir, Lushnja në krizë

Nga SOKRAT PAPADHOPULLI

Luftëtari Lushnja            1-0

Shënues: Sinani 11

Luftëtari: Selimaj, Gaxhaj, Sinani, Shalari, Baci, Çaço, Ramadani, Devolli, Mersini (Braho 66), Raboshta (Këndella 92), Nora. Trajner: M.Hysi.

Lushnja: Bejte, Mërtiri, Bufasi, Ruço, Hasalla, Gjoni, Topi, Përnezha (Canka 49), Byzhyti, Çela, Allkanjani. Trajner: S.Malko.

Gjyqtarë: S.Çekaj (Laç), N.Sterkaj, G.Vargu (Lezhë)

Kartonë të verdhë: Baci, Nora, Braho, Topi, Hasalla, Byzyti

Sinani, me golin e raelizuar pas një goditjeje standarde, i dha fitoren e çmuar Luftëtarit ndaj një rivali potencial. Shirat i penguan tifozët gjirokastritë, të cilët nuk  ishin aq sa priteshin, por jo futbollistët e dy ekipeve, për të zhvilluar një ndeshje të fortë dhe tërheqëse, që u ndoq edhe nga dy kryebashkiakët Flamur Bime dhe Fatos Tushe. Përballë tribunës qendrore ishtë grupi i zjarrtë i tifozëve vendës me pishtarë të ndezur dhe 4 banderola inkurajuese, në njërën prej të cilave shkruhej: Devolli, tanku i Gjirokastrës”.

I pari rrezikon Gjoni, ndërsa më pas Devolli, lojtari jashtë serisë së Luftëtarit, ekzekuton një goditje dënimi të akorduar në favor të Mersinit. Topi gjen Gaxhajn, që pason te Sinani, i cili me kokë e përcjell në rrjetë dhe 1-0 në minutën e 11-të. Eshtë një gol gjirokastrit dhe i dyti për  Sinanin në këtë kampionat. Rrezikojnë më pas Nora dhe Ramadani, i cili godet shtyllën në t렠majtë të Bejtes. Në fushë ka dyluftime të forta dhe lushnjarët zihen disa herë në pozicion jashtë loje. Në minutën e 43-të, Hasalla e devijon me dorë topin në zonë, por loja vazhdon dhe nuk ka 11-metërsh. Në shtesën e pjesës së pare, Raboshta humbet një rast të pastër për shënim dhe ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Me fillimin e së dytës, Çaço sjell pështjellime në portën e lushnjarëve, kurse Canka humbet dy raste ideale për të shënuar, ashtu si dhe Canka më pas. Në minutën e 74-t, Çela ekzekuton një goditje dënimi dhe Byzhyti e dërgon topin në rrjetë, por më parë njëri nga anësorët kishte ngritur flamurin për pozicion jashtë loje. Çela provon më pas me një gjuajtje të fortë, por jashtë kuadratit. Të njëtën gjë bën edhe Allkanjari në shtesë. Ndeshja mbyllet 1-0 dhe Luftëtari vazhdon serinë e fitoreve në shtëpi. Forcat lushnjare zbritën në Gjirokastër për të pushtuar kështjellën me gjenaral të porsafronëzuar, por analogu gjirokastrit u mbrojt dhe kaloi në mësymje. Për humbjen e Lushnjës ndoshta ndikuan edhe mungesat e Sefës, Dhimës dhe Sulos. Luftëtari, si edhe tri fitoret e tjera, e ka arritur dhe këtë me Lushnjën me 1 gol diferencë, diçka e brishtë, ku ende nuk janë shfaqur sulmuesit, sikundër pritet.

Trajnerët

Mustafa Hysi, trajneri i Luftëtarit: Ekipi ynë luajti i përkushtuar dhe zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë nuk funksionuan krahët, por, sidoqoftë, jam i kënaqur nga fitorja.

Saimir Malko, trajneri i Lushnjës: Ndeshja pati shumë ndryshime, pra pati momente të mira dhe jo të mira. Na duhet punë e madhe dhe ekipi ynë duhet të bindet se mund të bëjë më shumë, sepse kontigjenti është me stof të çmuar. E përgëzoj Luftëtarin si një ekip serioz, që do të jetë i rrezikshëm edhe në vazhdim. Humbja erdhi si rezult i një nënvleftësimi në rastin e pësimit të golit. Mbrojtja më e mirë them se është sulmi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›