Wayne Rooney te Real Madrid?

www.albania-sport.com - Gjiganti spanjoll, Real Madrid, është gati të bëjë çmenduri, duke u përpjekur të sjellë në “Bernabeu”, yllin anglez Wayne Rooney the trajnerin italian të “tre luanëve”, Fabio Capello.
Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, - gazeta e dytë më e shitur në Europë, - presidenti Florentino Perez do të bëjë një ofertë prej 150 milionë sterlina për sulmuesin anglez, çka përkthehet në 250 mijë sterlina në javë.
Rekordmenët spanjollë, të cilët janë eliminuar nga Champions League dhe rrezikojnë të mbesin pa asnjë trofe këtë sezon, janë të përqendruar të rikthejnë për herë të tretë në Madrid teknikun Fabio Capello.
Trajneri i Anglisë në dy sezonet e tij të mëparshme u ka dhënë dy tituj kampionë Real Madrid.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili