Cana i rikthehet ekipit

Lorik Cana e ka lënë prapa lëndimin e pësuar tre muaj më parë, për t’iu bashkuar ekipit të Lazios në stërvitje për herë të parë të mërkurën.
Pas disa ditësh stërvitjeje individuale, mesfushori kosovar më në fund ka stërvitur me skuadrën, që do të thotë se rikthimi i tij në fushën e blertë do të ndodhë shumë shpejt.
“Nga sot (e mërkure), Cana ka nisur të punojë me grupin, në fund të javës të shohim”, ka thënë mjeku i klubit, Stefano Salvatori, i cili ka dhënë detaje për secilin lojtar të lënduar.
Rikthimin e Canës, Rocchit, Brocchit dhe Radus, trajneri Edy Reja i ka konsideruar si ‘përforcime të marsit’ në luftën e Biancocelesti për t’i arritur objektivat e sezonit.
Sipas medieve italiane, 28 vjeçari nuk do të mund ta ndihmojë ekipin në sfidën e fundjavës ndaj Cagliarit, por që mund të jetë në dispozicion që nga java e ardhshme në duel me Cagliarin.