E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov do të largohet nga Man Utd

Sir Alex Ferguson ka konfirmuar se përforcimi rekord i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, do të largohet nga Old Trafford gjatë verës.

Berbatov, i cili kushtoi 30.75 milionë funte nga Tottenham më 2008 nuk zë vend në formacionin bazë të Unitedit dhe Ferguson ka konfirmuar se sulmuesi bullgar pritet të braktisë klubin në fund të këtij sezoni.

“Në moshën 31 vjeç, ai synon të luajë në vazhdimësi. Për mua është e vështirë t’i garantoj këtë andaj kjo e detyron të shikojë diku tjetër” deklaroi Ferguson. Kontrata e Berbatovit me Unitedin skadon gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›