Lufthansa, nis greva 4 ditore e pilotëve
Lufthansa ka konfirmuar se në mesnatë ka nisur greva katër ditore e pilotëve të kompanisë ajrore gjermane. "Konfirmojmë se greva, e iniciuar nga unioni sindikal Cockpit, ka filluar në mesnatë", bëhet e ditur nëpërmjet një deklarate të Lufthansës. Bëhet fjalë për një grevë që jo vetëm rrezikon të kushtojë miliona euro për kompaninë e parë ajrore europiane, por që ka gjasa të provokojë edhe dëme të mëdha për udhëtarët edhe përtej Gjermanisë. Në grevë marrin pjesë më shumë se 4.000 pilotë të cilët kërkojnë garanci për vendet e punës apo menaxhimi që sipas tyre kërcënohet nga kontrolli i jashtëm si për shembull nga Austrian Airlines e Lufthansa Italia, që kanë paga më të ulëta. Kompania gjermane do të jetë e detyruar të kanceloje dy të tretat e fluturimeve nga e hëna deri të premten, ose rreth 800 fluturime në ditë. Pra, rreth 4 mijë pilotë të kompanisë gjermane, Lufthansa, që është kompania më e madhe ajrore në Europë, kanë filluar grevën katër ditore , e cila mund të shkaktojë humbje të lidhjeve ajrore për udhëtarët në Gjermani dhe në mbarë botën. Sindikata e pilotëve vendosi që ta fillojë grevën për shkak të shqetësimeve se Lufthansa do të përpiqet që ta zvogëloj çmimin e kostos, duke angazhuar pilotë të jashtëm, që janë të gatshëm të punojnë me rroga më të vogla. Kompania ka vlerësuar se anulimi i fluturimeve gjatë grevës mund të shkaktoj humbje në vlerë prej 100 milionë eurosh.