E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat e NATO-s vrasin mbi 33 civilë në Afganistan

Lajmi tronditës bëhet i ditur nga vetë qeveria afgane, e cila thekson se mes të vrarëve ka edhe gra e fëmijë.

"Sipas raporteve të para, NATO hapi zjarr mbi një autokolonë me tre makina, duke vrarë 33 civilë, përfshirë katër gra dhe një fëmijë, si edhe duke plagosur 12 persona të tjerë'', thuhet në një komunikatë të Këshillit afgan të Ministrave.

Edhe në një komunikatë të aleancës përmendet një fakt i tillë, por nuk jepet numri i civilëve të vrarë. Sipas saj, trupat e NATO-s dhe ato afgane po kryenin një operacion të përbashkët në provincën e Uruzganit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›