Luftime në Jemen, 124 të vrarë në 48 orët e fundit

Të paktën 124 persona janë vrarë në 48 orët e fundit në luftimet në mes të trupave të Jemenit dhe militantëve të Al Kaidës në jug të vendit, citon AFP burime ushtarake dhe fisnore.
Shifra që është konfirmuar si nga ushtria ashtu edhe nga burimet fisnore, përfshin 102 militantë të Al Kaidës, 14 ushtarë, dhe tetë pjestarë të fiseve që po luftonin krahas ushtrisë.
Luftimet shpërthyen pasi që militantët e Al Kaidës sulmuan kazermat ushtarake.