Luftime ne Misrata Gaddafi i rikthehet bombardimeve

Në Misrata, qytetin kryengritës të Libisë, simbol i rezistencës ndaj tankeve të Gaddafit njoftohet se kanë rinisur luftimet, edhe pse ushtria libiane kishte pretenduar më herët se kishte ndalur operacionet në këtë qytet. Por, korrespondentët thonë se të shtëna automatikësh dhe shpërthime raketash janë dëgjuar në qytet. Banorët e Misratës i thanë BBC-së se forcat e Gaddafit kanë bombarduar me raketa zona të banuara gjatë natës.
Dëshmitë nuk mund të verifikohen menjëherë, pasi situata në qytetin e rrethuar mbetet tepër e rrezikshme. Zëvendësministri i Jashtëm libian, Khaled Kaim tha se ushtria kishte ndalur luftimet për t’i dhënë liderëve lokalë tribalë një mundësi për të negociuar me kryengritësit. Gjithsesi, trupat qeveritare nuk janë tërhequr nga qyteti-port dhe e shtuna raportohet të ketë qenë një nga ditët më të përgjakshme në Misrata, me 24 të vdekur dhe 100 të plagosur.
Grupet e të drejtave të njeriut, thonë se më shumë se 1 mijë njerëz kanë gjetur vdekjen në këtë qytet, ndërsa avionët e NATO-s, e sidomos ato francezë kryejnë fluturime të rregullta mbi Misrata. Ndërhyrja e liderëve të tribuve në këtë situatë, sic njofton BBC, nuk premton shumë të reja, pasi edhe ata vetë janë të ndarë në mbështetje të kolonel Gaddafit dhe të kryengritësve.
Nga ana e tyre, shtabi kryengritës në Bengazi e cilëson këtë lëvizje të Gaddafit thjesht një lojë. Agjencia shtetërore e lajmeve në Libi, Jena njofton, ndërkohë, se NATO ka goditur objektiva në Tripoli.
Juli Prifti