E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Sai Baba lideri shpirteror i guruve

Ndoshta për shkak të ngjyrës së fortë portokalli që vishte, ndoshta për modelin e flokëve alla Xhimi Hendriks që mbante, apo famës prej shenjtori, por  Sai Baba, përveç një lideri shpirtëror u shndërrua me kalimin e kohës në një ikonë mistike, me cilësinë e VIP-it.

Lideri guru indian ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare në një spital në Indinë jugore. Që nga vitet ‘60 dhe këtej nuk ishte e vështirë të takoje njerëz të famshëm nga e gjithë bota në banesën e tij në Putaparti në Indinë juglindore.

Që nga rokstari George Harrison, kitaristi i Beatles, aktori Steven Seagal, politikanë e kampionë të kriketit, të gjithë kanë kaluar njëherë nga provinca e largët ku guru jetonte, për të dëgjuar fjalët e tij, apo edhe për të qenë të pranishëm në një nga shumë fenomenet e mbinatyrshme që i janë atribuar me kalimin e kohëve.

Deri njeriu i parë në hënë, astronauti Neil Armstrong nuk i ka shpëtuar sharmit të Sai Baba. Ndjekësit e tij llogariten më 6 milionë njerëz, përfshirë këtu edhe politikanë të lartë indianë, shefa të lartë të biznesit dhe yje të Bollivudit.  Qindra prej tyre nga pjesë të ndryshme të Indisë janë mbledhur para spitalit ku ai jetoi orët e fundit. Kryeministri Indian Manmohan Sing e konsideroi vdekjen e tij si një humbje të pariparueshme për të gjithë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›