E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, sulme mbi Tripolin

Tripoli gjatë natës është bombarduar nga forcat e NATO-s. Tre shpërthime të fuqishme janë dëgjuar e njeri prej tyre ka bërë që të dridhet hoteli ku qendrojnë gazetarët, prane qendrës. Po pranë saj kanë qenë edhe dy shpërthimet e tjera. Në harkun e pak minutave ka hyrë në aksion kundrasulmi ajror libian.

Megjithëse kryengritësit në Misurata kishin bërë të ditur nëpërmjet zëdhënësit të tyre se qyteti ishte çliruar nga forcat e Gedafit, lajmet më të fundit konfirmojnë se luftimet kane nisur sërish.

Ndërkohë SHBA-te kanë njoftuar sulmin e parë me avion të telekomanduar kundër objektivave qeveritare.

Civilë libianë, punëtorë migrues dhe njerëz të plagosur nga luftimet kanë mbërritur në bastionin e rebelëve, Bengazi. Ata ishin në bordin e anijes Red Star One, anija e katërt e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, që po evakuon njerëzit e zhvendosur nga Misurata.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›