E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet papunesia ne SHBA

Krijimi i vendeve të reja të punës në Shtetet e bashkuara të Amerikës po ecën me hap të shpejtë. Në fakt në korrik nëpunësit e rinj kanë qenë 163 mijë, më shumë se 100 mijë që ishin parashikuar, më shumë se dyfishi i mesatares prej 73 mijë në tremujorin e fundit dhe gati trefishi në krahasim me 64 mijë të muajit të kaluar. Por sfidat e vazhdueshme ndaj ekonomisë amerikane, janë vënë dhe njëherë në dukje nga një numër i të papunëve që mbetet ende i lartë, madje që është përkeqësuar nga 8.2%  në 8,3%, duke vënë në dukje se rritja e ekonomisë amerikane mbetet ende e dobët në krahasim me numrin e të papunëve. Në këtë mënyrë rezerva federale duhet të mbajë në axhendën e saj ndërhyrje të reja stimuluese, të evituar këtë radhë, në mbledhjen e 13 shtatorit dhe që kanë të bëjnë me reduktimin e taksave bankare dhe premtimin për të mbajtur akoma një qëndrim  mbështetës për ekonominë në se kjo e fundit vazhdon ende të vuajë. Shtimi kurajues i vendeve të punës por në të njëjtën kohë dhe niveli i papunësisë mbetet ende një e dhënë kontradiktore. Presidenti Barak Obama ka deklaruar ndërkohë se janë krijuar 4.5 milion vende të reja pune në 29 muajt e fundit. Por, sipas tij, ka ende punë për të bërë duke i bërë kështu apel kongresit amerikan për të miratuar planin e ri të taksave që sipas Obamës do të ishte një barazi ekonomike dhe një element thelbësor për rimëkëmbjen e vendit. Numri më i madh i vendeve të reja të punës janë krijuar në sektorin privat ku janë punësuar më shumë se 172 mijë persona. Ndërsa sektori publik ka shënuar vetëm 9 mijë nëpunës të rinj.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›