Lëvizja “Shqipëria e Re”, tryezë me të rinjtë për punësim

Vijon turin e saj nëpër rrethe Lëvizja Shqipëria e Re, duke prekur temat më të ndjeshme që shqetësojnë shoqërinë, vecanërisht të rinjtë. Qyteti i Fierit dhe ai i Mamurrasit kanë qenë ndalesa e radhës e kësaj lëvizjeje.
Problemet në arsim ka qenë temë diskutimi në një tryezë të organizuar me të rinjtë e Fierit, duke e cilësuar sistemin e ri të pranimit në Universitet të papërshtatshëm.
Fokusi i kësaj tryeze ishte edhe mbi ceshtje sociale, ku dolën në pah disa nga problemet që shqetësojnë personat me aftësi të kufizuara.
Nga ana tjetër në qytetin e Mamurrasit Lëvizja Shqipëria e Re u njoh me me shumë problematika sociale, që nga infrastruktura, mungesa e një spitali dhe një rajoni policie si dhe problemet me mungesën e ujit të pijshëm dhe investimet në këtë zonë.