E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime të ashpra në Damask

Në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ka pasur luftime të ashpra ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare.

Aktivistët kanë thënë se përleshjet ishin ndër më të rëndat, prej se ka filluar kryengritja kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, para një viti.

Përleshjet janë zhvilluar në lagjen al-Mezze. Sipas banorëve, në këtë lagje janë të vendosura disa instalime të sigurisë.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, tha se 18 ushtarë të Sirisë janë plagosur gjatë luftimeve.

Këto luftime kanë ndodhur pas shpërthimeve gjatë fundjavës së kaluar në Damask dhe në Alepo, që është qyteti i dytë për nga madhësia, me ç’rast janë vrarë së paku 30 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›