E Diel, 1 Nëntor 2026

AI kritikon NATO-n

Grupi për të drejtat e njeriut, Amensty International, e ka akuzuar NATO-n se ka dështuar në hetimin e vrasjes së civilëve gjatë fushatës ajrore të aleancës, vitin e kaluar në Libi.

Në një deklaratë, Amensty Internationa, po ashtu, e ka akuzuar NATO-n se nuk ka paguar kompensim për familjet e civilëve të vrarë në fushatën ajrore.

Ky grup i ka dokumentuar rastet e 55 civilëve, përfshirë edhe 16 fëmijë dhe 14 femra, që janë vrarë nga sulmet ajrore të NATO-s në Tripoli, Zliten, Majer, Sirte dhe Brega.

Njëherësh, Amnesty International ka theksuar se NATO-ja ka bërë “përpjekjet të rëndësishme” për evitimin e viktimave civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›