E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas pezullimit në 2011, FMN shkrin fondin për Kosovën

Pas pezullimit të fondeve vitin e kaluar si rezultat i kontekstit me Prishtinën, për shkak të rritjes së pagave për shërbyesit civilë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur planifikon që të vazhdojë ndihmën financiare për Kosovën.

FMN tha se ka arritur marrëveshje me autoritetet kosovare për një program të ri 20 mujor në vlerë prej 107 milionë euro, që ka për qëllim të stabilizojë buxhetin e Kosovës dhe të forcojë sektorin financiar.

“Bordi i FMN-së do të shqyrtojë programin e ri në fund të prillit, kur edhe pritet të japë konfirmimin”, thuhet në njoftim.

Kjo lëvizje vjen pas rreth një viti pasi qeveria kosovare në mënyrë të njëanshme rriti pagat në sektorin publik, duke nxitur kundërshtime në FMN, gjë që çoi në pezullimin e programit në vlerë prej 109 milionë eurosh, të përcaktuar që në korrikun e 2010-ës, pasi ishin dhënë vetëm 22 milionë.

Gjatë asaj kohe, FMN tha se Kosova kishte “devijuar nga përkushtimet e programit” duke rritur pagat e shërbyesve civilë për 50 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›