E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime të ashpra në Siri, vritet një gazetare

DAMASK - Një gazetare e rrjetit televiziv sirian, "Al-Ikhbariya" u vra sot, pranë qytetit Kusir, në perëndim të Sirisë, skenë e luftimeve të përgjakshme. 

"Ministria e Informacionit njoftoi për vdekjen e Yara Abbas, e cila u vra nga kryengritësit, pranë aeroportit në Daba, në veri të qytetit Kusir", theksuan burime mediatike vendase. 

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) theksoi se gazetarja e "Al-Ikhbariya", 26 vjeçe ishte nga Homsi dhe u vra nga një snajper, pranë aeroportit në Daba.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›