E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme me stadiumet e Botërorit 2104 në Brazil

Infrastruktura për Botërorin “Brazil 2014” vazhdon të mbetet problematike. Në prag të Kupës së Konfederatave, që do të zhvillohet pas një muaji në vendin karioka, stadiumi i Salvadorit ka pësuar shembje në pjesën e çatisë së tij, si pasojë e shirave që përfshiu qytetin veri-lindor. Një pjesë e çatisë së impiantit “Arena Fonte Nova” nuk arriti të mbajë peshën e ujit të grumbulluar mbi të, duke u shembur. 

Për fat, nga ky incident nuk ka pasur viktima dhe as të lënduar, ndërkohë që nga pamjet që janë shpërndarë nga televizioni lokal, shihen rreth 20 persona që përpiqen nëpërmjet kovave të pastrojnë një pjesë të çatisë, e cila është e mbushur me ujë. Stadiumi në fjalë u inagurua më datë 7 prill në derbin lokal mes Bahias dhe Viktorias. Impianti do të mirëpresë jo vetëm ndeshjet e Botërorit vitin e ardhshëm, por njëkohësisht dhe takime të Kupës së Konfederatave. Probleme me çatinë pati pak muaj më parë dhe stadiumi i finales “Marakana” i Rio De Zhaneiros. 

(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›