E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend të enjten për 3 ligjet. Berisha: Kushti i PS, si të lash fytyrën me ujin e pisët

TIRANË-Edhe pse zyrtarisht ka nisur fushata elektorale dhe deputetët janë shpërndarë në zonat e tyre per te siguruar votat me 23 Qershor, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare këtë të enjte.

Mbledhja e parlamentit është zyrtarizuar nga Kryetarja e Kuvendit, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku thuhet se seanca do të thirret në orën 10:00.

Sipas këtij njoftimi, seanca thirret bazuar në kërkesën e Kryeministrit të Shqipërisë, i cili ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë si dhe ligjin për amnistinë fiskale.

Thirrje e kësaj seance ishte paralajmëruar edhe më parë nga vetë kryeministri, Sali Berisha.

Ndërkaq, lidhur me miratimin e 3 ligjeve Partia Socialiste është shprehur se do t’i miratoje, por me kushtin që të hyjnë në fuqi në parlamentin e ri. 

Berisha
Gjatë një bashkëbisedimi sot me gazetarët në qytetin e Shkodrës, Kryeministri Sali Berisha i pyetur në se do të miratojë 3 me kushtin që ka vënë Partia Socialiste, u përgjigj se është i gatshëm cdo ditë t’i votojë. Berisha nuk kurseu akuzat ndaj Ramës duke e akuzuar se me pretekset për Fierin, i grabiti statusin shqiptarëve.

“Tre ligjet. Ne çdo ditë kemi qenë të gatshëm për ti votuar ligjet. Si ai që përpiqet të lahet në pellgun që ka krijuar, mendon se do të mund ta justifikojë faktin, që ju grabiti shqiptarëve statusin për një vit rresht do tu kthehen tani me miratimin e tre ligjeve. Nuk ka një akt të tillë në historinë e Europës, nuk ka ndodhur kurrë, që një lider politik të bllokojë procesin e integrimit, për një vit siç bëri Edi Rama. Ky votim nuk ka asnjë efekt dhe këtë po jua them shqiptarëve. Nuk ka asnjë efekt në përshpejtim, shqyrtimi bëhet ne muajin tetor dhe vendimi merret në muajin dhjetor. Vendimi merrej në dhjetorin që shkoi, nëqoftëse ne, në nëntorin që kaloi do të votonim ligjet. Tani a do tu thotë ai shqiptarëve, a do të marrë përsipër tu thotë shqiptarëve se mbi ç’bazë përdori pushtetin, që ata i besuan për një vit rresht, për tu bllokuar statusin. Ndaj dhe mendoj se votimi i tyre është qartësisht ajo që ka dashur Partia Demokratike. Për ne është një akt që kemi kërkuar, për atë është një larje duarsh pas krimit të shëmtuar të bllokimit të vendit të vet. Një vit rresht bllokoi statusin e vendit kandidat, qindra milion euro, por jo vetëm kaq edhe një prestigj, sepse është tjetër kur thua se kam marrë statusin e vendit kandidat dhe tjetër kur thua se kam një njëri që e bllokon dhe nuk pyet për asnjë interes kombëtar dhe pastaj detyrohet të bëje betime, kam tradhëtuar dhe nuk tradhëtoj, sepse e di se çka bërë i dinë të gjitha dhe ke frikë nga vetja jote. Ne kemi qenë të gatshëm ti votojmë dhe i votojmë në çdo kohë ato, sikundër u përgatitëm për referendum".

I ripyetur për një përgjigje shkurt, nëse do të pranonte ose kundërshtonte kushtin e PS lidhur me 3 ligjet, Berisha tha se do të pranonte të lante fytyrën me ujë të pisët ashtu sic kushtëzon PS.
“Nëse ti më kërkon ,nëse do të pranosh kushtet e Partisë Socialiste për të larë fytyrën me ujin e pisët, që kanë krijuar, 3 herë e pranoj. Nëqoftëse ata përpiqen të justifikojnë se ligjet u miratuan me një kusht të tillë, ata janë më qesharak se kurrë. Faktikisht ata po votojnë ligjet, ku është Fier. Pyete pak se ku e çoi Fierin, se mbajti Fierin pretekst dhe këtë e dini të gjithë. Mbajti Fierin pretekst 5 muaj, ku është tani? Ai është kalorës i betejave të humbura dhe kjo është vetëm e radhës. Se në fund po detyrohet të votojë, si e tek, thash nuk ka asgjë tjetër është veçse një larje duarsh. Ndaj dhe ato ligje që kemi kërkuar të votohen çdo ditë, do të votohen, në çdo ditë që të mblidhet parlamenti”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bregu: Rama shpik për të mos votuar 3 ligjet Malaj kundër Berishës: Jo seancë vetëm për 3 ligjet, edhe për KQZ-në

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›