E Shtunë, 31 Tetor 2026

34-vjecari me precedentë penal, ekzekutohet me kallashnikov tek Mali i Robit

KAVAJË- Një 34-vjecar është ekzekutuar pasditen e sotme me armë zjarri tip ‘kallashnikov’ në zonën e malit të Robit, Kavajë. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është Elvis Tafaruçi, 34-vjeç.

Nga hetimet paraprake mësohet se viktima,  person i shpallur në kërkim dhe me precedentë penalë, është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij tip “Audi” me targa “AA 933 GE”, nga Durrësi drejt Kavajës.

Policia konfirmon se viktima dyshohet se është ndjekur nga një Fuoristradë, e cila me pas i ka prerë rrugën, duke e qëlluar nga një largësi prej 100 metrash, në një atentat të tipit mafioz, ndërsa automjeti ka qenë ende në lëvizje.

Plumbat kane sjellë vdekjen e menjëhershme të 34-vjecarit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›